Ndreu replikon me Zogajn: Ti
e di mirë kush jua bleu votat

Ndreu replikon me Zogajn: Ti<br />e di mirë kush jua bleu votat
Një intervistë e ish-kandidatit të PD për deputet në Lezhë, Preç Zogaj, ka nxitur reagimin e deputetit socialist Pjerin Ndreu.
 
Ai i është përgjigjur me një status në rrjetet sociale, dhe po kështu e ka marrë edhe përgjigjen nga vetë Zogaj.
 
Pjerin Ndreu, i bën një sfidë Zogajt duke i kujtuar se ai e di mirë se kush ia bleu votat PD-së.
 
“Të sfidoj të nxjerrim publikisht takimet elektorale të PS dhe PD! Hajde ta bëjmë dhe do kuptosh dhe vetë diferencën. Votat jua bleu partia tjetër që e di mirë ti”, shkruan Ndreu.
 
Statusi i plotë i Pjerin Ndreut:
Mikut tim Prec Zogaj ! Per shkak te njohes tone te hershme e nje simpatie reciproke kam heshtur shpesh kur ke anatemuar fushaten e PS ne Lezhe ! Kam menduar se ligeshtimi per humbjen te ka erresuar logjiken, gjera qe edhe ndodhin. Por te thuash se PS nuk beri fushate, kjo eshte absurde ! Kur ne ishim ne fushate ju ishit ne cader dhe te Opinion duke predikuar Repupliken e Re dhe disfaten e Edi Rames. Petulla me uje dmth.
 
Te sfidoj te nxjerrim publikisht takimet elektorale te PS dhe PD ! Hajde ta bejme dhe do kuptosh dhe vetediferencen. Votat jua bleu partia tjeter qe e di mire ti. U sul te blejesocialistet por bleu PD tende te shpartalluar .. Se fundi trego rezultatin ne fshatin tend ne raport me 2013 dhe pastaj une hesht ! Gjeje aresyen tjeter kund i dashur Prec !


Përgjigjja e Preç Zogajt
Menjëherë pas deklaratave të bëra nga deputeti socialist Pjerin Ndreu i cili i kërkoi ish-kandidatit demokrat në Lezhë Preç Zogaj që të tregonte sa vota kishte marrë në fshatin e tij, ka ardhur edhe reagimi i këtij të fundit.

Zogaj thekson se ka mundur të fitojë në vendlindje dhe se ky nuk është problem mes fshatrash.

Analisti më herët deklaroi se PD humbi por ama kishte punuar shumë në Lezhë gjatë zgjedhjeve.

Ky koment solli edhe reagimin e Ndreut.

Ai e sfidoi Zogajn duke i thënë që të ballafaqonin bilancin e aktivitetit të fushatës elektorale, ndërsa i kujtoi se ai e di shumë mirë se kush ia bleu votat PD-së.

prec zogaj

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie