TIRANE- Deputeti i PS-së Pjerin Ndreu deklaron se Shërbimi Informativ Shtetëror duhet ristrukturuar.

“Fakti që SHISH deri tani nuk ka asnjë informacion apo të dhënë për një fluks ngjarjesh kriminale është tepër shqetësuese. Do të thotë se diçka nuk funksinon dhe na bën ne ta shikojmë se duhet ristrukturuar SHISH”- tha Ndreu pas mbledhjes së grupit PS.

Në prononcimin për gazetarët ai tha se në mbledhjen e sotme të grupit PS nuk ishte diskutuar kjo reformë.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)