Ndreu: Terminali i udhëtarëve
unik, vitin tjetër pse jo në politikë

Eduard Ndreu,Drejtori i Portit Detar të Durrësit që nga viti 2005, rrëfen strategjinë e afërt të zhvillimit të këtij porti si dhe ndryshimet që kanë ndodhur gjatë javëve të fundit në këtë ndërmarrje nga më të rëndësishmet në vend. Ndreu hedh dritë mbi projektet e realizuara ku më i rëndësishmi pa dyshim është ndërtimi i terminalit të udhëtarëve si dhe përmirësimi i infrastrukturës portuale me të gjithë elementet e saj. Gjithashtu Ndreu e konsideron si një sukes të madh kalimin në pronësi të shtetit të territorit të kantierit turk të riparimit të anijeve.

Ndërkohë Eduard Ndreu nuk e përjashton përfshirjen e tij në politikën e lartë që do të thotë një vend në listën e deputetëve në zgjedhjet që do të zhvillohen vitin e ardhshëm.Por kjo do të varet nga vendimmarrja e forumeve të PD sqaron ai në një intervistë për Shqiptarja.com.

-Një nga pikat e nxehta të portit ka qenë Kantjeri Detar Kurum Durrës Shiping SHA.Ju keni tentuar të bini në ujdi me turqit për ta rimarrë këtë territor. Si kanë shkuar bisedimet?
Ka pak ditë që ne e kemi marrë në pronësi territorin e kantierit detar dhe kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme. Territori prej 8 ha tashmë është pronë e shtetit dhe ne kryejmë administrimin e tij.Pas kësaj kemi vendosur shërbimet tona të sigurisë në atë territor.

-Po turqit cfarë kanë marrë në këmbim të kantierit?
Në bazë të marrëveshjes , ata kanë marrë me koncesion kalatën e konteinerëve. Aktivitetin do ta kryejnë sëbashku me një kompani malteze me të cilën janë në ortakëri. Në fillim të vitit të ardhëshëm do të nisin nga puna.

-Cila është perspektiva e territorit të kantierit detar?
Në bazë të Masterplanit të Portit Detar,në atë zonë është parashikuar që të ndërtohet terminali i cimentos me parametra zero.Kjo do të thotë se procesi i ngarkim shkarkimit do të realizohet nëpërmjet pompave të vakuumit. Procedurat për koncesionimin e këtij terminali janë në proces e sipër pranë MPPT.

-Një tjetër problem madhor që ka porti është thellimi i basenit dhe kanalit hyrës.Cfarë po bëhet për realizimin e këtij projekti?
Thellimi është në procesin kur janë mbyllur projektet në letër nga një kompani gjermane. Kemi siguruar lejen mjedisore si dhe kemi bërë aplikimin për garantimin e financimit te bankat e nivelit të dytë. Por pasi nuk ja arritëm qëllimit te këto banka kemi hyrë në procedura me BERZHIN. Njësia e BERZHIT në Tiranë është shprehur pozitivisht dhe jemi në pritje të rezultatit në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhëshëm.Në fillim të pranverës do të nisim procedurat e tenderimit të projektit që kushton 15 milion euro.Projekti parashikon zhvendosjen e 3,5 milion m3 materiale inerte.

-Terminali i udhëtarëve është një projekt i përfunduar pak kohë më parë.A ka ndikuar ai në rritjen e numrit të udhëtarëve në linjat detare?


Terminali i pasagjerëve është unik në rajon.Ai është konceptuar në mënyrë të atillë që udhëtarët të harxhojnë kohën më të shkurtër për të kryer procedurat e imbarkimit apo të zbarkimit por duke marrë shërbime maksimale.Investimi në terminal është ftesë për publikun i cili para se të përzgjedhë mënyrën se me se do të udhëtojë në Itali apo anasjelltas të ketë parasysh shërbimet dhe cilësinë e terminalit.Ky investim është ftesë për udhëtarët maqedonë apo serbë që të frekuentojnë portin detar të Durrësit.Ai është ftesë gjithashtu për kompanitë e krocerave që të shohin portin e Durrësit jo si një stacion rastësor por si një pikë të përherëshme të pranisë në Durrës.Dhe në fund e që është më e rëndësishmja,investimi në këtë terminal ka qenë respekt për pasagjerët shqiptarë të cilët gjatë gjithë këtyre viteve, pavarësisht kushteve të këqija nuk e braktisën asnjëherë portin e Durrësit.Dhe janë pikërisht ata që mundësuan ndërtimin e terminalit.

-Pas 7 vitesh në drejtimin e portit më të rëndësishëm të vendit,gjë disi e pazakontë,a e shikoni veten në politikë ose më saktë në listën e deputetëve në zgjedhjet e vitit të ardhëshëm?

Pse jo.Unë në politikë jam prej vitesh.Jam pjesë e forumeve të PD.Unë bëj pjesë në kategorinë e atyre personave që mirëkupton dhe mirëpret të gjitha vendimarrjet e forumeve drejtuese të PD. Por ka ende kohë përpara për tu marrë këto vendime.

(d.b/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Makina del nga rruga dhe përfundon në lumë, nxirren 3 të pajetë! Shpëton fëmija, policia në kërkim të personit të pestë

Maqedoni e Veriut/ Makina del nga rruga dhe përfundon në lumë, nxirren 3 të pajetë! Shpëton fëmija, policia në kërkim të personit të pestë