Ndreu: U bëra kriminel për 1 prekje, 
kriminelët e vërtetë po hedhin valle 

Ndreu: U bëra kriminel për 1 prekje, <br />kriminelët e vërtetë po hedhin valle 
Deputeti socialist, Pjerin Ndreu, ka reaguar ashpër pas akuzave të fundit ndaj tij. Në një status në rrjetin social Facebook, ai shkruan se po e bëjnë kriminel për një prekje apo goditje, duke iu rreferuar ngjarjes me Gent Strazimirin.
 
Sipas Ndreut, këtë po e shesin si dekriminalizim. Deputeti socialist shkruan se kriminelët e vërtetë po hedhin valle të qetë nën zhurmën shurdhuse të zëdhënëseve të krimit që kanë marrë frenat e përbaltjes së kujdo që nuk i shkon per shtat
 
 
Statusi i plotë i deputetit socialist Pjerin Ndreu

Fantazia e disa zemerzinjeve, xhelozeve dhe "parashikuesve" shkon shume larg...! Une jam mesuar tere jeten me te tille maskarenj..! Cudia do te ishte nese do gjykonin ndryshe ! Por ju premtoj se do ju ngelet shija e hidhur ne buze sepse ne jeten e trupin tim nuk do kete kurre vend per te keqen qe shumekush me shume zell ka vite qe e kerkon te une !Nese nje prekje apo qofte edhe goditje eshte shkak per kriminalizim ketu, atehere paska mbaru ky vend ! Me vjen keq por kriminelet e vertete po hedhin valle te qete nen zhurmen shurdhuse te zedheneseve te krimit qe kane marre frenat e perbaltjes se kujdo qe nuk i shkon per shtat !
Me mire me balten e ketyre batakcinjeve ne fytyre se sa pjese e klaneve te shemtuara te se keqes dhe krimit qe e ka lene kete vend prej 23 vjetesh ne nje mjerim te skajshem ! Jam ne paqe me veten dhe ndjej neveri per llumin qe sperkat dhe ndot shoqerine !

 

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Frrok Çupi: O sot o kurrë, këtë e dimë! Dhe një përrallë politike

Frrok Çupi: O sot o kurrë, këtë e dimë! Dhe një përrallë politike