Ndriçim Mehmeti në 'Report Tv': Situata e arsimit është çoroditëse, qeveria të instalojë kamera në shkolla

I ftuar në studion e ‘Report Tv’, Ndriçim Mehmeti, ekspert i arsimit, një ditë para fillimit të vitit të ri shkollor ka komentuar situatën e arsimit në vend.

I pyetur mbi situatën e mbylljes së klasave, ndalimin e celelularëve në shkolla dhe librat falas, ai është shprehur se situata në vend është çoroditëse si për nxënësit dhe mësuesit kjo pasi arsimi po dezintegrohet dhe po grupohet në zonat më të mëdha.

Më tej ai ka shtuar se ndalimi i celularëve në shkolla është një nismë e panevojshme, dhe më e rëndësishme është instalimi i kamerave në shkolla për të rritur sigurinë.

Nuk besoj që ka mësues që rri gjithë ditën me celularë në dorë. Do të bësh një reformë? Instalo kamera në të gjithë shkollën dhe të gjithë janë të qetë.

Ndriçim Mehmeti

Ditën e nesërme do të fillojë viti i ri shkollor për plot 480 mijë nxënës, ku 32 mijë prej tyre ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

INTERVISTA E PLOTË:

Z. Mehmeti, nesër nis viti i ri shkollor për rreth 480 mijë nxënës. Si e gjen arsimin shqiptar kjo ditë?

Vetë shifra është surprizuese, një rënie e numrit të nxënësve nga 620 mijë që ishte disa vjet më parë. Ky vit na gjen me një infrastrukturë më të dobët. Çështja e heqjes së celularit ka qënë një çoroditje për nxënësit dhe mësuesit. Shkollat që u mbyllen si do të rregullohen? Pra ka një çoroditje totale. Siç themi edhe ne makiazhi nuk e kthen dot plakën në nuse të re.

Cilat janë sipas jush problemet më akute në arsimin shqiptar?

Ministrja e ka deklaruar sikur janë mbyllur klasa kolektive por në të vërtetë janë mbyllur shkolla. Programi i Rilindje s’ka më nxënës, një pjesë ka ikur në emigracion, një pjesë nuk kanë më interes për shkollën. Modeli i rrugës është më tërheqës për nxënësit.

Shkojmë tek mësuesit. Në korrik qeveria tha se do u rriste rrogën por nuk e ka bërë gjë. Ne jemi të humbur në një arsim po dezintegrohet dhe po grupohet në zonat më të mëdha.

Ku do të shkojnë këta mësues? Do të përfundojnë në rrugë? Vendi apo terreni që ne kemi është e pamundur. Duket që ata nuk e njohin shumë mirë terrenin.  A do të jetë e mundur që kur të fillojë dëbora, nxënësit do të lëvizin lirshëm? A kanë kosto këto gjëra? Ti s’ke infrastrukturë për të transportuar këto nxënës. Harron Nikolla që në Francë, para se të heqë celularin të heqë detyrat për klasën e parë deri në klasën e pestë sepse kanë ngarkesë. Lërë opozitën, opozita atë punë ka. Ti si i mbylle klasat ku i çove fëmijët?

A mendoni se do të jetë problematike mbipopullimi i shkollave këtë vit?

Ne kemi këtu në Tiranë, sa janë klasat këtu në Tiranë? Klasat janë me 38 veta. Kur do ti bjerë radha të çohet? Kur do t’i bjeri radha? Nota e provimit është fiktive. Mësuesi nuk kupton dot pikat e dobëta dhe të forta. Prindi e çon tek kurset dhe rrjedhimisht arsimi nuk është më falas.

Një temë e nxehtë ka qenë së fundmi edhe ajo e teksteve falas, por që duhen rikthyer në fund të vitit në gjendje të mirëmbajtur. A besoni se është e mundur një gjë e tillë, kur dihet që në libra janë parashikuar të mbahen edhe shënime dhe të plotësohen?

Nuk e di nga u gjend kjo artificë. Të ngjan me reformën agrarë të Enver Hoxhës. Ne marrim shembullin e Serbisë por jo të vendeve të tjera të Ballkanit. Imagjino familjet në nevojë që do të jenë në kontakt të ashpër me fëmijën që të mos ta prekë librin.

Si e shihni urdhrin për ndalimin e celularëve në shkolla?

Model francez. Nga mosha 1-16 vjeç nuk lejohet përdorimi i celularëve. Në Shqipëri janë futur edhe mësuesit. Rama ka thënë që do t’i hedhë në plera. Me ligj thuhet që sekuestrimi i mjeteve personale merret vetëm me urdhër gjykate.Tha muajin e parë kemi sensibilizim, në muajin e dytë do t’i hedhim në plehra. Po ja hoqe mësuesit si do të komunikojë me prindin që nxënësi mungon? Nuk besoj që ka mësues që rri gjithë ditën me celularë në dorë. Do të bësh një reformë? Instalo kamera në të gjithë shkollën dhe të gjithë janë të qetë. Unë do të kisha dëshirë do të jetë vit i ri me shumë probleme sepse do të jetë vit i vështirë sepse ka zgjedhje. Jemi në një dështim të plotë dhe katastrofë mësimore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nxnxnxnd: 16/09/2018 22:12

    Nuk instalohet kamera ne ambientet e brendshme te klases o toc se vjen ne kundershtim me ligjin per mbrojten e te dhenave personale. Pyet njehere komisionerin ca do te thote. E leshoni fjalen, si lopa baglen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK