Manja deklaroi prerë se nuk do të ketë asnjë kompromis me opozitën për ndryshime kushtetuese. "Nuk do të ketë asnjë kompromis mbi Kushtetutën e miratuar me 140 vota. Neser jemi në ditë normale pune në Komisionin e Ligjeve. Opozita nuk mund të na bllokojë politikisht. Ka mekanizma zhbllokues për komisionin ad hoc", tha Manja.
Më tej, deputeti socialist deklaroi se mazhoranca është në fazën e zbatimit të Reformës në Drejtësi, dhe se nesër Komisioni i Ligjeve hap procedurat për KLP dhe KLGJ, duke ftuar opozitën t'i bashkohet procesit për zbatimin e kësaj reforme të rëndësishme.
"Jemi në fazën e zbatimit të Reformës në Drejtësi. Politika është shprehur me votë për këtë reformë. Ne do të ecim përpara tashmë. Ndryshimet u miratuan në 21-22 korrik. Palët politike, të gjitha, e shprehën atëherë vullnetin. Ftoj opoziten të ulet në komision për zbatimin e Reformës në Drejtësi, nesër Komisioni i Ligjeve hap procedurat për KLP dhe KLGJ", shtoi deputeti.
Pse nuk i është bindur Kuvendi Gjykatës Kushtetuese prej 8 muajsh?
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese u botua në fletoren zyrtare vetëm në 26 dhjetor 2017, pavarësisht se vendimi u mor në prill 2017. Pasi botohet në fletoren zyrtare, atëherë Këshilli i Legjislacionit në Kuvend i merr në shqyrtim ato.
Për vendimin e botuar në maj, Kuvendi në atë kohë ishte shpërndarë. Duhen 84 vota. Opozita të vijë e të japë mbështetjen për t’i adresuar dhe për t’i votuar menjëherë.
Pse Lista e ONM dhe lista e sekretarit të përgjithshëm për vlerësimin e KLP nuk përputhen?
Nesër Komisioni i Ligjeve hap procedurat për KLP dhe KLGJ.
A do të negociohet me opozitën për 84 vota?
Do tentojmë sigurisht. Edhe opozita e ka detyrim zbatimin e vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ftoj opoziten të ulet në komision për zbatimin e Reformës në Drejtësi.
Amendimi kushtetuese i PD?
Nuk do të ketë asnjë kompromis mbi Kushtetutën e miratuar me 140 vota. Neser jemi në ditë normale pune në Komisionin e Ligjeve. Opozita nuk mund të na bllokojë politikisht. Ka mekanizma zhbllokues për komisionin ad hoc.
d.c./shqiptarja.com