Ndryshime historike në futbooll
pamje filmike për rastet e dyshimta
Pas teknologjisë në vijën e portës, bota e futbollit bën një tjetër hap historik; më në fund do të përdoret moviola në fushë. Vendimi u mor nga Bordi i Federatave të Futbollit në mbledhjen e zhvilluar në Kardif të Uellsit, ku iu dha zyrtarisht drita jeshile përdorimit të pamjeve filmike për çdo episod të dyshimtë që lind gjatë një ndeshjeje futbolli.
Pas teknologjisë në vijën e portës, bota e futbollit bën një tjetër hap historik; më në fund do të përdoret moviola në fushë. Vendimi u mor nga Bordi i Federatave të Futbollit në mbledhjen e zhvilluar në Kardif të Uellsit, ku iu dha zyrtarisht drita jeshile përdorimit të pamjeve filmike për çdo episod të dyshimtë që lind gjatë një ndeshjeje futbolli.
Këtë radhë nuk ishte askush që ta kundërshtonte këtë ide, as Platini e as Blatter.
IFAB vendosi që ky sistem i ri teknologjik të testohet fillimisht për një periudhë 2-vjeçare duke nisur që nga sezoni 2017-2018, ndërkohë që mësohet se aktiviteti i parë që do të ketë moviolën në fushë do të jetë pikërisht Europiani i vitit 2020.
Moviola në fushë do të përdoret në rastet e golave, faullave, pozicioneve jashtë loje, në rastet e kartonave të kuq dhe akordimit të 11-metërshave, por në fund vendimin përfundimtar do ta marrë arbitri.
Vendimi për të lejuar përdorimin e pamjeve filmike në fushën e lojës për çdo episod të dyshimtë u mirëprit nga Presidenti i ri i FIFA, Gianni Infantino.
“Morëm një vendim historik për futbollit. IFAB dhe FIFA tani po e drejtojnë debatin dhe nuk po e ndalin atë. Unë personalisht jam për mbrojtjen e traditës, por nuk mund të injorojmë progresin teknologjik. Le të kryejmë këtë test. Ndoshta do të duhen vite për për të gjetur zgjidhjen me të përshtatshme pasi futbolli është një disiplinë sportive e ndryshme nga të tjerët. por ne kërkojmë që të jemi të hapur ndaj çdo risie”, tha presidenti i sapozgjedhur i FIFA-s, Gianni Infantino.
Është ndryshuar gjithashtu edhe rregulli i kartonit të kuq automatik për lojtarin e fundit ose portierin që shkakton 11-metërsh.
“Nëse portieri ose mbrojtësi, në përpjekje për të kapur topin shkakton një ndërhyrje të parregullt brenda lojës korrekte, nuk do të jepet karton i kuq, por vetëm i verdhë. Në të gjitha rastet e tjera, si ndërhyrjet të dhunshme që mohojnë një gol, do të ketë karton të kuq. Kjo normë do të hyjë në fuqi brenda 1 qershorit për Europianin dhe për Kupën e Amerikës”, shtoi Infantino.
Dritë jeshile ka marrë edhe eksperimentimi i zëvendësimit të katërt nëse një ndeshje shkon në kohë shtesë.
Vendet që kanë shfaqur gatishmërinë e tyre për eksperimentimin e moviolës në fushën e lojës janë disa ku përmendim Gjermaninë, Holandën dhe Italinë./ TCH
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
19.9%
-
Jo
75.5%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 2072
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Presidenti Zelensky takim në Paris me Emmanuel Macron
10 Tetor, 07:54
-
Erdogan sot në Tiranë, anulohet seanca plenare në Kuvend! PD kishte paralajmëruar kaos
10 Tetor, 07:52
-
Erdogan sot në Tiranë, ‘blindohet’ kryeqyteti! Ja rrugët që bllokohen dhe oraret
10 Tetor, 07:41
-
VIDEO/Uragani Milton goditi Floridën, rrugët të 'pushtuara' nga uji dhe shtëpi të shkatërruara
10 Tetor, 07:33
-
Presidenti Erdogan sot në Tiranë, inaugurohet xhamia e Namazgjasë! Pritet me ceremoni nga Begaj, takim kokë më kokë me Ramën (AXHENDA)
10 Tetor, 07:17
-
Në punë është një ditë ideale për të përfunduar projekte ambicioze, horoskopi për sot
10 Tetor, 07:10
-
LIVE-Uragani Milton mbërrin në Florida, rreth 2 mln shtëpi e biznese pa energji elektrike! Ka viktima
10 Tetor, 06:57
-
'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)
9 Tetor, 23:46
-
Kampet e emigrantëve në Shqipëri? Vetëm për afrikanët nga Bregu i Fildishtë! Vijnë më pak se 5 vite më parë! Alternativa për qeverinë italiane? Të thyejë ligjin
9 Tetor, 23:18
-
Shtetet që do të përcaktojnë fituesin e garës për Shtëpinë e Bardhë
9 Tetor, 22:57
-
'Skifteri’ shqiptar u vidhte italianëve kartat bankare ATM dhe bënte blerje ‘inteligjente’! Arrestohet 30-vjeçari me precedentë, akuzë për mashtrim kompjuterik
9 Tetor, 22:52
-
VIDEOLAJM/ Uragani Milton drejt Floridës, Biden: Do të jetë stuhia e shekullit
9 Tetor, 22:51