Nënkryetari i ri i Bashkisë së Tiranës do të jetë Abaz Hado. Lajmi është dhënë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka falenderuar Isuf Shehun për kontributin e tij dhe i ka uruar mirëseardhjen nënkryetarit të ri.
“Faleminderit Isuf Shehu për kontributin në Bashkinë e Tiranë dhe urime në detyrën e re. Mirësevjen Abaz Hado, nënkryetar i ri i propozuar nga Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet”, shkruan Veliaj në rrjetin social Twitter.

Isuf Shehu u largua nga detyra e Nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës pasi u emërua si Drejtor i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU).
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com