Këshilli i Bashkisë së Tepelenës është mbledhur këtë të mërkurë, ku ka miratuar unanimisht dorëheqjen e kryebashkiakut Tërmet Peçi, i cili do të jetë pjesë e listës për deputet në Qarkun Gjirokastër në zgjedhjet e 11 Majit.
Pas miratimit të dorëheqjes së Peçit, këshilli ka komanduar e zv.kryetaren Julinda Karteri si kryetare e komanduar e Bashkisë së Tepelenës.
Karteri do të drejtojë institucionin deri në përfundimin e mandatit, ndërsa në fjalën e saj para këshillit u angazhua për vijimësinë normale të punës së administratës dhe përmbushjen e projekteve në shërbim të qytetarëve.
“Në zbatim të ligjit 39/2015 për vetëqeverisjne vendore, Këshilli i Bashkisë ka kompetencën dhe funksionet e kryetarit të bashkisë deri në zgjedhjet e ardhshme vendore. Duke u bazuar në këtë ligj, shumica e këshillit bashkiak më ka votuar mua si kryetare të komanduar.”-shprehet Karteri.
Ndërkohë, emrat e kandidatëve për Qarkun Gjirokastër nga radhët e Partisë Socialiste pritet të zyrtarizohen në Asamblenë e kësaj force politike, që do të mblidhet në orën 19:00.
Lajmi kryesor:
Kryetarët në garë për deputet! Ligji e lejon, më 11 maj mund të votohet edhe për Kuvendin e ri edhe për 3 bashkitë
A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.5%
-
Pak
12.6%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 696
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kujtim Gjuzi: Berisha vuri 44 emra të 'Sorosit' në listat e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit
21 Mars, 21:15
-
Aksident në Berat, goditet 37-vjeçarja, autori largohet nga vendngjarja
21 Mars, 20:51
-
'Mesazhi i zgjedhjeve s'duhet të jetë i paqartë! PS sot një parti e re, për Shqipërinë në BE' Fjala e plotë e kryeministrit Edi Rama në prezantimin e kandidatëve
21 Mars, 20:15
-
Basha nga Kamza: Raporti i DASH konfirmon se korrupsioni pengon zhvillimin e Shqipërisë, më 11 maj nuk duam riciklim, por ndryshim të vërtetë
21 Mars, 20:13
-
Rama 'sy m'sy' me komentuesit: Shqipëria sot si dita me natën nga koha kur qeverisej nga Berisha! Shifrat që duhet të dini
21 Mars, 20:02
-
KAS rrëzon ankimimin e Goxhaj me shumicë votash: Nuk do të ketë shkronja kapitale dhe mbiemra bold
21 Mars, 17:53
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Rama prezanton kandidatët në Tiranë: PS, sot si PD-ja në 1992! Dua 1 milion vota! Jemi e vetmja parti që fut Shqipërinë në BE! Mos e hidhni votën në kënetë
21 Mars, 17:51
-
Demokratët në këshillin bashkiak të Dibrës kërkojnë shkarkimin e kryetares, Irini Shehu: Eshtë arrogante, fyen këshilltarët
21 Mars, 17:04
-
Gjirokastër/ Zjarr në një pallat, evakuuohen banorët, shkak një shkëndijë elektrike
21 Mars, 16:33
-
Berisha justifikohet pasi kandidoi për deputet kushëririn e Elvis Roshit: S'është argument se ka lidhje gjaku, s’ka mëkat! Rama po keqpërdor ‘Lul Bravën’
21 Mars, 16:04
-
Diaspora/ Balla në Londër me sipërmarrës shqiptarë: Bisedime me kryeministrin Starmer për emigracionin e ligjshëm, lehtësimin e vizave të punës dhe turistike
21 Mars, 15:38
-
Gjirokastër/ I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, arrestohet 67- vjeçari
21 Mars, 15:12