FIER- Ndryshime në Drejtorinë e Burgjeve në Fier. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Ministria e Drejtësisë ka emëruar drejtorin e ri të Burgut të Fierit.

Ish-drejtori mëparshëm Arjan Hasani është caktuar në një detyrë të re, ndërkohë që për periudhën në vazhdim është emëruar Ervin Bushi.

Ai ka mbajtur më parë detyrën e kreut të ALUIZN-it dhe ASHK Fier.