Sot kanë ndodhur disa ndryshime në disa prej drejtorive policore në qarqe.

Pjesë e ndryshimeve janë drejtoritë e Elbasanit, Kukësit dhe Dibrës. 

Drejtori i Drejtorisë Vendore te Policisë Elbasan Arjan Muça transferohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në vend të tij emërohet, zëvendësdrejtori i kësaj drejtorie Alket Shatro.

Kurse Erigert Mitri i DVP-së së Kukësit transferohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në vend të tij emërohet Drejtori i DVP Kukës Alban Çela.

Nga ana tjetër Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër Skënder Kalemi transferohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në vend të tij emërohet zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Policisë Vlorë Artur Selimi.