Ndryshimet prekin edhe strukturën e drejtorive rajonale të Policisë së Shtetit.

Lëvizjet kanë prekur drejtorinë e Policisë së Elbasanit dhe atë të Vlorës. Nga Elbasani është larguar zv/drejtori i Edmond Sulaj, ndërsa në vend të tij vjen Ilirian Balla, ndërsa Shef Rendi emërohet Blerim Berbati, në vend të Lavdërim Durbakut.  

Zv/drejtor i Policisë së Vlorës emërohet Dritan Dorda, ndërsa në krye të Komisariatit shkon Alket Ahmeti. Në komisariatin e Pukës emërohet Asllan Zhivani, në vend të Pal Markut. Zhivani ka punuar më parë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Pas largimit nga komisariati i Pukës, Pal Marku emërohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. 

Ndryshimet në drejtoritë rajonale:

Elbasan 

Ikën Edmond Sulaj, vjen Ilirian Balla

Shef Rendi - Ikën Lavdërim Durbaku, vjen Blerim Berbati

Vlorë

Zv/drejtor i Policisë emërohet Dritan Dorda

Në krye të komisariatit emërohet Alket Ahmeti  

Komisariati i Pukës 

Ikën Pal Marku, vjen Asllan Zhivani 

Pal Marku emërohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com