Në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit janë bërë disa ndryshime ku në krye të sektorit të krimeve është vendosur Faik Ruko.
Sokol Novaku i cili mbante me parë këtë post është transferuar në Gramsh, në të njëjtin pozicion.
Gazetari i Report Tv, Ronaldo Gjoshi bën me dije se Faik Ruko, nga shef rendi, është emëruar shef Krimi në Komisariatin e Policisë Elbasan.
Në venin e tij ka ardhur Armand Koni i cili më herët mbante postin e shefit të Krimit në Librazhd.
Mariglen Duci nga shef Krimi në Komisariatin e Policisë Elbasan emërohet në shef seksioni në Krimin Ekonomik në DVP Elbasan.
Sokol Novaku nga shef i seksionit të Krimit Ekonomik emërohet shef Krimi në Komisariatin e Policisë Gramsh.