Pas ndryshimeve të javës së kaluar në nivel drejtuesish në komisariatet e Tiranës, këtë të enjte janë kryer edhe ndryshime në dy komisariate të Tiranës.
Kështu shef i policisë rrugore të Tiranës, Ervin Dervishi është transferuar në detyrën e specialistit në Drejtorinë e Policisë Rrugore. Në vend të Dervishit, kreu i Policisë Rrugore, emëroi Ervin Hasramën.
Ky i fundit kishte vetëm pak javë që ishte emëruar në detyrën e shefit të komisariatit nr.3 në Tiranë, ku u emërua pas transferimit nga komisariati i Durrësit.
Ndërkaq në komisariatin nr.3, është komanduar deri në emërimin e shefit të ri, Rustem Dervishi.
Një javë më parë Fatmir Lleshi, që drejtonte komisariatin nr.4, u transferua në detyrën e Drejtorit Vendor të Policisë në Berat.
Në vend të tij, është komanduar deri në emërimin e shefit të ri, Alket Shatro.
Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)
/Shqiptarja.com