Ndryshime?Rrezikojnë ministrat 
që pengojnë bashkëjetesën PS-LSI

Ndryshime?Rrezikojnë ministrat <br />që pengojnë bashkëjetesën PS-LSI
TIRANE - Kryeministri Edi Rama dhe aleati i tij kryesor Ilir Meta në takimin e së shtunës mësohet se janë fokusuar edhe tek ndryshimet në qeveri.
 
Po, cilët janë ministrat që rrezikojnë nga ndryshimet e mundshme të kabinetit qeverisës?
 
Rreth një muaj më parë në një intervistë tek “5 pyetjet nga Babaramo” kreu i qeverisë Rama paralajmëroi që nëse Meta do të kërkonte ndryshime, atëherë ata që rrezikojnë janë ministrat që do të pengojnë marrëdhëniet mes PS-së dhe LSI-së.

Ju ka kërkuar Zoti Meta të ndryshojë ministrat e tij?
Jo asnjëherë
Pra nuk kërkon ndryshime në qeveri?
Asnjëherë deri taniPor nëse do të ndodhë, kjo do të ndodhë në kuadrin e gjithë atyre që kemi thënë më parë dhe do të jetë një gjë e dakordësuar, vetëm në rastet kur një ministër do të jetë përgjegjës për diçka që e pengon bashkëjetesën tonë për asnjë arsye tjetër. 

Po ashtu pikëpyetje ngrihen edhe mbi emrat e rinj që do t’i bashkohen kabinetit qeveritar, nëse do të ketë ndryshime. Po sipas deklaratave që zoti Rama ka bërë tek “5 pyetjet nga Babaramo”, pjesë e tyre nuk do të jetë kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi me të cilin zoti Meta u takua vetëm pak ditë më parë. 

“Qeveria nuk do të ndryshojë, qeveria është produkt i mandatit të 2013-ës dhe është kontratë me popullin shqiptar për zgjedhjet e vitit 2013. Sigurisht që nëse PDIU do të jetë me ne në 2017-ën atëherë kjo do të jetë pjesë e diskutimit për kontratën e re që do të bëjmë me shqiptarët”, tha Rama.

I pyetur nga Babaramo për punën e ministrave, shefi i qeverisë u shpreh i kënaqur, por theksoi se nuk është i kënaqur me objektivat që kabineti i tij duhet të arrijë. Sipas tij ka ende shumë punë për të bërë. 

Kreu i ekzekutivit zhvilloi të shtunën takimin e parë kokë më kokë, me kryeparlamentarin Meta për zgjedhjet e 21 Qershorit, menjëherë sapo Rama u kthye nga vizita 8 ditore në. Shtetet e Bashkuara. Dy liderët e koalicionit qeverisës nuk dhanë asnjë detaj mbi çështjet që u diskutuan në bashkëbisedimin që zgjati rreth 1 orë e 40 minuta në zyrën e zotit Meta. Prej 2 javësh aleati kryesor i Ramës është vendosur në qendër të akuzave të opozitës për afera korruptive lidhur me CEZ. Pas këtij takimi pritet të vazhdojnë bisedimet për të rregulluar marrëdhëniet brenda koalicionit.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool