Ndryshimet, Balla: Qëndrimet e
Blushit në dëm të PS, keqardhje!

Ndryshimet, Balla: Qëndrimet e<br />Blushit në dëm të PS, keqardhje!
TIRANË - Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla shprehu keqardhje për deklaratën që Ben Blushi dha për ndryshimet e fundit në kabinet, duke kërkuar ndryshimin e mënyrës së qeverisjes. Në një prononcim për gazetarët, Balla tha se këto qëndrime janë destruktive ndaj qeverisë.
 
"Unë shpreh përsëri keqardhje për këtë reagim të z. Blushi, i cili është në vazhdën e disa qëndrimeve të cilat janë në dëm të Partisë Socialiste dhe në formë destruktive ndaj qeverisjes së Partisë Socialiste. Dhe më vjen keq që në reagim, kur flet për ekonominë, flet njëlloj si Saliu. Nuk e di ku e ka gjetur atë shifrën katërqind lekë për katërqind mijë të varfër në Shqipëri, por di t’ju them që kur një deputet nuk shkon për dy vjet e gjysmë në zonën e tij zgjedhore që të takojë zgjedhësit dhe që zgjedhësit i sheh vetëm nëpërmjet televizorit, sigurisht mund të kesh edhe këto lloj shifrash. Kështu që edhe njëherë shumë sukses dy anëtarëve të rinj të kabinetit në detyrat që morën.", tha Balla.
 
Nga ana tjetër Balla përgëzoi punën e ministrit të larguar Shkëlqim Cani dhe kërkoi angazhimin e ministrit të ri Ahmetaj, dhe Milva Ekonomit që emërohet në krye të ministrisë së Ekonomisë.
 
"Ne e falenderojmë kolegun dhe Ministrin Shkëlqim Cani për punën shumë të mirë dhe të suksesshme për kapërcimin e hendekut, i cili u konstatua nga qeveria aktuale, një borxh i fshehur prej 720 milion dollarësh. Gjithashtu e falenderojmë Shkëlqim Canin për gjithë punën e bërë për vendosjen e rregullave në ekonominë shqiptare dhe për formalizimin e ekonomisë. Në përgjigje të pyetjes suaj më lejoni t’i uroj shumë sukses Ministrit të ri të Financave, zotit Arben Ahmetaj, i cili ka për detyrë të çojë përpara betejën për formalizimin e ekonomisë në Shqipëri. Shumë suksese edhe ministres së re të ekonomisë, një zonjë me shumë eksperiencë e cila sjell edhe një risi tjetër, sepse beteja për barazinë gjinore korri një tjetër sukses, po të kemi parasysh që shtohet një zonjë tjetër në qeveri dhe kjo është dhe qeveria më e balancuar në aspektin gjinor në historinë e vendit tonë", tha Balla.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat