Ndryshimet e Kryesisë së
re, largohet Isaraj dhe Legisi
Ditën e shtunë pritet të zgjidhet dhe Kryesia e re e Partisë Socialiste e cila deri më tani ka pasur 30 anëtarë.
Ditën e shtunë pritet të zgjidhet dhe Kryesia e re e Partisë Socialiste e cila deri më tani ka pasur 30 anëtarë. Nuk dihet se me sa anëtarë do të jetë kryesia e re, por numri i saj do të miratohet në këtë asamble, dhe më pas do të vijohet me votim. Edhe në këtë rast, do të jetë Edi Rama ai që do të propozojë kandidatët, dhe do të duhet që kandidatë jashtë kësaj liste të marrin më parë firmat e të paktën 18 anëtarëve të asamblesë.
“Kryesia e partisë përbëhet nga kryetari, sekretari i përgjithshëm, sekretarët dhe anëtarët e kryesisë të zgjedhur mes anëtarëve të Asamblesë Kombëtare. Anëtarët e kryesisë miratohen nga Asambleja Kombëtare me propozim të Kryetarit të partisë. Anëtarët e Asamblesë Kombëtare kanë të drejtë të propozojnë kandidatura shtesë për anëtarë të kryesisë. Çdo kandidaturë shtesë mbi listën e propozuar nga kryetari, duhet të sigurojë të paktën mbështetjen e 10 % anëtarëve të Asamblesë. Anëtarët e Kryesisë duhet të jenë anëtarë të Asamblesë Kombëtare”-thuhet në Statutin e PS. Pjesa e fundit e këtij neni, përjashton nga gara të paktën dy anëtarë të kryesisë aktuale.
Arben Isaraj dhe Ndre Legisi, të cilët nuk janë zgjedhur anëtarë të asamblesë nuk mund të jenë anëtarë të kryesisë. Mbetet për tu parë nëse Ben Blushi do të jetë anëtar i kryesisë së partisë të cilën po e kritikon për mungesë demokracie. Nëse Blushi do të propozohet nga Rama, veprimtaria e tij do të jetë më e lehtë. Në të kundërt, ai duhet të grumbullojë në asamble 18 vota për të kandiduar.
Grupi i tij prej 12 vetësh, nuk është i përfaqësuar në asamble, dhe pritet për tu parë nëse ai do të arrijë të bindë socialistë të paktën për tu futur në listën e kandidatëve. Megjithëkëtë, një lëvizje e pajustifikuar duket në faqen zyrtare të Partisë Socialiste, ps.al. Aty emri i Ben Blushit është hequr nga lista e anëtarëve të kryesisë, dhe nga 30 emra, rezultojnë vetëm 29. Nuk dihet nëse kjo është një lëvizje e qëllimshme që paralajmëron diçka apo një pakujdesi teknike e mirëmbajtësve të faqes. Fati i Blushit pritet të marrë drejtim më të përcaktuar brenda ditës së shtunë.
Redaksia Online(A.N/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.1%
-
Të gabuar
81.6%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4053
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb
25 Dhjetor, 20:12
-
Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë
25 Dhjetor, 20:04
-
Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës
25 Dhjetor, 20:00
-
Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!
25 Dhjetor, 19:46
-
Qeveria shqiptare do mbyllë TikTok-un, Joleza Koka: Jam kundër, mund të vendosen filtra! Gëzim Tushi: Nuk duhet të kemi fobi teknologjinë
25 Dhjetor, 19:40
-
Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia
25 Dhjetor, 19:34
-
Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë
25 Dhjetor, 19:23
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'
25 Dhjetor, 18:54
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka
25 Dhjetor, 18:45
-
Të shtëna me armë 'Shotgun' në Durrës, s'ka të lënduar! Shkak sherri mes dy personave të dehur në lokal, Policia shoqëron autorin (VIDEO)
25 Dhjetor, 18:28