SHBA - Presidenti Barack Obama, paraqiti një paketë masash për të përballuar problemin e ndryshimeve klimatike, përfshirë edhe emetimin e karbonit nga impiantet e energjisë.
Obama zbuloi gjithashtu planin e tij për zgjerimin e projekteve të energjisë së rinovueshme dhe bëri thirrje për një marrëveshje botërore mbi klimën. Në fakt, në janar gjatë fjalimit të përurimit të mandatit të tij të dytë presidencial, Obama ishte zotuar se do të angazhohej për të përmirësuar situatën ambientale në botë.
Duke folur në Universitetin Georgetown në Washington, Obama tha: “Si një president, si një baba dhe si një amerikan, jam këtu për të thënë që duhet të veprojmë.” Gjatë fjalës së tij Obama ironizoi kritikët të cilët polemizojnë se ndryshimi i klimës nuk është një kërcënim.
"Unë nuk kam shumë durim për këdo që mohon se kjo sfidë është e vërtetë",-tha ai.Shefi i Shtëpisë së Bardhë theksoi se ndryshimi i klimës përbën një kërcënim të menjëhershëm, pasi natyra nuk mund të vetërregullohet dhe ne sot kemi përgjegjësinë dhe një detyrë morale për t’i trashëguar pasardhësve tanë një planet pa ndotje dhe dëmtime.
Gjithashtu Obama u bëri thirrje shkencëtarëve që duhet të përpunojnë burime të reja të karburanteve dhe energjisë. Në fund ai njoftoi se Rezerva Federale do të japë një hua prej 8 miliardë dollarësh për të nxitur investimet në teknologjinë e gjelbër.
Redaksia Online
(lc/by/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com