Kreu i PD-së, Lulzim Basha i ka konsideruar edhe njëherë ndryshimet Kushtetuese të propozuar nga PD si të domosdoshme për të rikthyer demokracinë në vend.
Me një postim në Facebook, ku ka publikuar një video të një deklarate të mëparshme të tij, Basha thotë se ndryshimet e propozuara janë vetëm hapi i parë që do të pasohet nga një paketë e plotë për të kufizuar dhe garantuar ndarjen e pushteteve.
"Ndryshimet kushtetuese janë të domosdoshme për t’u rikthyer te demokracia, te ndëshkimi i korrupsionit në nivele të larta dhe te ndarja e politikës nga krimi. Ky është vetëm hapi i parë, ai do të pasohet nga një paketë e plotë ndryshimesh kushtetuese që do të kufizojnë dhe garantojnë ndarjen e pushteteve për t’i hapur Shqipërisë rrugën drejt BE-së", thotë Basha.
Kujtojmë se Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend tre amendamentet që synojnë ndryshimet në kushtetutë që përfshijnë një reformë të re zgjedhore dhe territoriale, si edhe vettingun e politikanëve. Ndryshimet fokusohen në zhbërjen e ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut 2020, rikthimi i koalicioneve parazgjedhore dhe rikthimi i komunave në ndarjen territoriale me funksionin e saj.
PD propozon që të përjashtohen nga e drejta e për t’u zgjedhur shtetasit që janë dënuar me burgim, me vendim përfundimtar të formës së prerë, për kryerjen e një krimi, ose shtetasit që kanë kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, ose pasuri të pajustifikuar ligjërisht, sipas rregullave të përcaktuara me ligj të miratuar me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
18.3%
-
Të gabuar
79.6%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 142
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ironia e Spahiut: A do vazhdojë protesta nesër, apo deputetët do ikin me pushime?
23 Dhjetor, 21:23
-
Lutfi Dervishi: Bllokim rrugësh apo hapje shtigjesh…
23 Dhjetor, 20:22
-
Kreshnik Spahiu: Kërkojnë qeveri teknike apo bashki teknike?
23 Dhjetor, 19:39
-
Protesta/ Gjekmarkaj humb ndjenjat dhe rrëzohet në tokë! Kryetari i PD: E goditën efektivët! Reagon policia: Berisha gënjen (VIDEO)
23 Dhjetor, 18:54
-
Skënder Minxhozi: Krizë trafiku dhe…TikToku, jo krizë politike
23 Dhjetor, 18:48
-
Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron, një grusht militantësh te rruga e ‘Elbasanit’ bllokojnë makinat në trafik (VIDEO)
23 Dhjetor, 18:37
-
Shtator 1992/ Azem Hajdari: Kur shkoj te fëmija im në darkë dhe ai më pyet "Pse deshe të më lësh jetim?” Dhe unë dua t'i them...
23 Dhjetor, 17:23
-
Bardhi përplaset me Policinë: S’kemi ardhur për dhunë, devijoni trafikun! S’do e bëj tubimin në ballkon shtëpie! Policia: Lironi rrugën
23 Dhjetor, 17:17
-
Tiranë/ Akuzohet nga SPAK për deklarim të rremë, shtyhet përsëri seanca paraprake në GJKKO për Asllan Dogjanin! Solli raport mjekësor
23 Dhjetor, 10:13
-
Adriatik Doçi: Deputetët e PD që kanë mbi 3 shtëpi me rrogë shteti, bie sfida e Berishës për Altin Dumanin
23 Dhjetor, 09:32
-
PD denoncon: Blendi Gonxhja, miliona euro tenderë të paracaktuar për miqtë e tij! Reagon ministri: Opozitë me 'menu fikse'! Kemi bërë revolucion në prokurimet publike
22 Dhjetor, 13:03
-
Mosbindja civile / Po Gjin Gjoni pse do të bllokojë nesër trafikun në Tiranë? Një vilë e fshehur që sfidon SPAK-un
22 Dhjetor, 11:57