TIRANE- Ndryshimet kushtetuese që pritet t`i bëhen ligjit themeltar të shtetit do të kërkojnë një numër të konsiderueshëm votash në Kuvend, me të cilat mazhoranca aktuale do të mund ti miratojë e vetme. Do të duhen plot 93 vota që Kuvendi të miratojë ndryshimet kushtetuese. Në rastin më të mirë të një konsensusi politik mes partive parlamentare, mazhoranca do ta kishte të lehtë që të siguronte këto vota pa qëndrime kundër ndryshimet kushtetuese. Po në rastin më të keq, atij të mosrealizimit të një konsensusi politik mes palëve, këtu do të fillojë dhe ngërçi për të kërkuar në këtë mënyrë deputetë “hua” nga partitë e tjera parlamentare.
Ndonëse mazhoranca e vetme ka arritur që ta ketë shumicën e cilësuar prej 84 votash, përkatësisht në krahun e majtë të janë plot 85 deputetët, sytë për të plotësuar 93 janë drejtuar nga deputetët e partisë së çamëve, PDIU. Janë 5 depuetët e kësaj partie të cilët e çojnë kështu mundësinë për të plotësuar 90 vota. Duke marrë parasysh se edhe deputeti demokristian Nard Ndoka mund t`i bashkohet grupit të majtë thjesht në votime e rrit mundësinë që mazhoranca të arrijë në këtë mënyrë ndoshta 91 deputetë.
E gjithë vështirësia në rast se nuk do të ketë një konensus mes opozitës dhe mazhorancës në Kuvend do të mbetet në sigurinë që do duhet të ketë mazhoranca për të gjetur dy vota nga kampi i djathtë në Parlament. Ndërkohë që ende nuk ka zëra se kush deputetë mudn të kryejë lëvizje në drejtim të grupit të majtë parlamentar apo të LSI. Në rastin më të fundit ishte kalimi nga PR e Luan Duzhës, i cili iu bashkëngjit grupit parlamentar të LSI.
Çamët dhe Ndoka
Edhe pse deputeti Nard Ndoka është shprehur se është pjesë e grupit të djathtë në parlament, partia e tij vijon të jetë ende në koalicion me të majtët në pushtetin vendor. Edhe pse asgjë e pakonfirmuar nga vetë Ndoka, mundësitë që ai të votojë pro ndryshimeve kushtetuese janë të mëdha. Ndërkohë që nga çamët vetëm pak ditë më parë, deputetei i PDIU-së, Tahir Muhedini u shpreh se çështja çame është prioriteti i PDIU. Kauza do të fitohet duke u rreshtuar në mazhorancë.
Kjo është deklarata e Muhedinit, që me sa duket po projekton pozicionimin e ri të kësaj force politike. Sinjale për kalimin nga opozita në mazhorancë, marrëdhënia e fundit ishte bashkimi i votave me të majtën në mbledhjen e Këshillit bashkiak të kryeqytetit. Mazhoranca, aktualisht gëzon mbështetjen e 85 deputetëve. Me afrimin e mundshëm të PDIU, shumica parlamentare do të shkonte në 90 dhe ky numur do të bënte të mundur edhe ndryshimet në Kushtetutëndonëse duhen edhe 3 vota.
Rregullorja e Kuvendit neni 77
SHQYRTIMI I NISMAVE LIGJORE PËR RISHIKIMIN E KUSHTETUTËS
Nisma për rishikimin e Kushtetutës mund të ndërmerret nga jo më pak se një e pesta e anëtarëve të Kuvendit. Projektligji shqyrtohet në mbledhjen e përbashkët të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe Këshillit për Legjislacionin jo më parë se dy javë nga data e depozitimit. Mbledhja drejtohet nga Kryetari i Kuvendit. Amendamentet quhen të miratuara kur kanë votuar pro jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Votimi për miratimin e amendamenteve bëhet i hapur.
Ndryshimet e fundit Kushtetuese në 2012
Ndryshimet e fuindit kushteuese janë bërë një vit më parë, ku opozita e dhe mazhoranca e asaj kohe me konsensus miratuan një sërë ndryshimesh të rëndësishme. Parlamenti miratoi më 16 shtator me konsensus kufizimin e imunitetit të zyrtarëve të lartë, deputetëve dhe gjyqtarëve me anë të ndryshimeve kushtetuese. Pas një debati disavjeçar, demokratët dhe socialistët bashkuan votat për draftin e miratuar me dakordësi nga relatorët Pandeli Majko dhe Edi Paloka, duke grumbulluar plot 130 vota në seancë, ndonëse u rrëzuan edhe disa ndryshimë që kishte paraqitur PS, në opozitë para një viti.
Shkrimi u publikua sot (24.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com