Ndryshimet ligjore për martesat
Gay, Hysi:Nuk ka draft, është herët

Ndryshimet ligjore për martesat<br />Gay, Hysi:Nuk ka draft, është herët
Në një kohë kur debatet në radhët e deputetëve të kuvendit janë shtuar sa i përket mundësisë së ndryshimeve kushtetuese, për çështjen e martesave gay, anëtarja e Komisonit të Reformës në Drejtësi, Vasilika Hysi ka thënë se nuk ka një draft konkret për këtë çështje dhe se është herët për një gjë të tillë.
 
Reagimin Hysi e ka bërë në rrjetin social Facebook ku ka shtuar se, ata që po e kritikojnë reformën në drejtësi duket se nuk e kanë lexuar mirë projektligjin e hartuar, megjithatë nuk shprehet saktësisht dhe konkretisht nëse ndryshimet kushtetuese që pritet të bëhen do iu japin mundësi anëtarëve të komunitetit gay të celebrohen në martesë.
 
Hysi ka thënë se Shqipëria nuk është i vetmi vend në këtë stad dhe se, Gjykata e Të drejtave Europiane i imponon vendet për pranimin e një fakti të tillë.
 
Sakaq, ajo i ka bërë thirrje të gjithëve që ti japin fund gjuhës së urrejtjes dhe homofobisë, duke apeluar që të mos shtohet ndjenjat e armiqësisë mes njerëzve.
  
Ja statusi i plotë i Vasilika Hysit në Facebook
 Stop gjuhës së urrejtjes dhe homohobise! Ka shumë urrejtje dhe armiqësi mes nesh, mos shtoni më ndjenjën e armiqësisë mes njerëzve Prej disa kohësh po ndjek debatin e hapur lidhur me reformën në drejtësi dhe ndryshimet kushtetuese. Besoj fort se shumë debatues dhe kundërshtarë te saj nuk kanë marrë mundimin të lexojnë projektet ose të paktën, nëse nuk kanë kohë të bëjnë këtë, të marrin mundimin të pyesin ata që i kanë lexuar. Plotësimet në nenin 18 te kushtetutës, janë të nevojshme pasi:
a) cilido shtetas ka të drejtë të respektohet, qoft edhe i ndryshëm nga tjetri; 
b) të drejtat dhe liritë janë thelbësore në një shoqëri demokratike; 
c) kushtetuta nuk është dokumenti që duhet të parashikojë vetëm të drejtat e një pjesë të shtetasve, por të gjithë shtetasve të vet;
d) kemi ratifikuar konventën evropiane për të drejtat e njeriut dhe protokollin shtesë te saj sipas së cilit shtetet marrin masa për të para ndaluar çdo formë diskriminimi; 
e) kemi miratuar një ligj për mos diskriminimin edhe mbi bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor; kemi miratuar në kodin penal si vepra penale në rrethana rënduese ato që kryhen për shkak të orientimit seksual: ndalohet diskriminimi për shkaqe të tilla në marrëdhëniet e punës dhe në çdo marrëdhënie në fushën administrative.
Kush ju ka informuar se parashikimi ne Kushtetuta i motiveve mbi bazën e të cilave ndalohet diskriminimi do të thotë detyrimisht lejim martesë dhe birësim fëmijësh nga çifte të LGBT?
Unë e di se shoqëria shqiptare nuk është e përgatitur ende për të pranuar martesën mes personave të të njëjtit seks. Shqipëria nuk është as e para dhe as e fundit në këtë stad. Ndaj edhe Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut nuk i imponon shtetet në këtë drejtim. Por, kjo nuk duhet të pengojë që ky komunitet të gëzojë një sërë të drejtash që sot atyre u mohohen në shoqërinë tonë dhe që ne kemi pranuar ti respektojmë kur ratifikojme konventat.
Ne duhet të kontribuojnë që të gjithë grupet shoqërore më të dobëta në shoqëri të gëzojnë të drejtat e tyre.
Reforma në drejtësi duhet të bëhet dhe do të bëhet për të dhënë akses në drejtësi cilido që diskriminohet. Ne duhet të punojnë bashkë që cilido person për çfarëdo lloj arsye nuk mund të diskriminohet.
Hajdeni të bëhemi bashkë për një sistem drejtësie që do të garantojë të drejtat e njeriut dhe do të rivendosë çdo të drejtë të shkelur, por jo të zhvendosin vëmendjen nga ato çështje që janë thelbësore për funksionin e një shoqërie demokratike: drejtësi që funksioni, dhe të mos lëndojmë zëmrat dhe turbullojme jetët e personave të komunitetit LGBT, të familjeve dhe të afërmve të tyre!

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'