Ndryshimet ligjore për marrëveshjen për reformën zgjedhore, Basha mbledh nesër kryesinë

Ndryshimet ligjore për marrëveshjen për reformën zgjedhore, Basha mbledh nesër kryesinë

Ditën e diel në orën 11:00 Lulzim Basha do të mbledhë kryesinë e Partisë Demokratike. Pjesë e diskutimeve do të jetë marrëveshja e arritur për reformën zgjedhore në lidhje me arritjen e një drafti përfundimtar dhe përcaktimin e saktë të pikave të dakordësuar mes palëve.

Të tjera pika që pritet të diskutohet ditën e nesërme sipas burimeve janë edhe organizmi i  punës dhe strukturave të partisë.

Çështjet teknike për ndryshimet ligjore për reformën zgjedhore u diskutuan edhe pasditen e  sotme në mbledhjen e Këshillit Politik, ku ende pritet që palët të përcaktojnë qartë dhe 5 pikat e darkodësuara më herët mes tyre, por që nuk janë paraqitur në draftin në anglisht firmosur para ambasadores së SHBA, Yuri Kim, atij të BE, Luigi Soreca dhe ambasadorit të Britanisë, Duncan Norman.  

Financimi i partive, kuota gjinore, roli i policisë në zgjedhje, hetimi i krimeve zgjedhore nga SPAK dhe sistemi i monitorimit me kamera janë çështje që ende duhen diskutuar për të arritur me një formulë të qartë dhe të dakordësuar mes palëve edhe pse në parim është marrë konsensusi i tyre.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur