Ndryshimet në Kodin Penal
burg kush blen votat në zgjedhje

Ndryshimet në Kodin Penal<br />burg kush blen votat në zgjedhje
TIRANË – Akte si fallsifikimi i dokumenteve zgjedhorë, braktisja e detyrës, blerja e votës, manipulimi i listave zgjedhore apo detyrimi i administratës dhe nxënësve për të marrë pjesë në fushata elektorale, me përfshirjen në kodin penal nuk do të dënohen më me gjobë, por me burg. Penalitetet janë pjesë e ndryshimeve që Komisioni i Ligjeve i bëri sot Kodit Penal. Ndryshimet u votuan me consensus nga deputetët e majtë e të djahtë.
Deputetët e të dy palëve ranë dakord për rreptësimin e veprave penale ndaj zgjedhjeve duke vendosur në kodin penal kategorizimin e këtyre veprave dhe duke i detajuar ato me kujdes. Komisioni nuk arriti të mbyllë të gjitha ndryshimet në kodin penal, pasi kanë mbetur ende pa u diskutuar disa amendamente të sjella nga maxhoranca, opozita dhe shoqëria civile për ndëshkimin e dhunës në familje.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje