TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste Koço Kokëdhima ka vlerësuar votimin e ndryshimeve ditën e sotme në Kuvend të Kodit Penal, duke theksuar se vendoset kështu kontrolli i ligjit mbi territorin. Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti Kokëdhima shprehet se ndërtimet abuzivë përgjatë këtyre viteve kanë dëmtuar peizazhin urban, ndërsa thekson se me miratimin e këtyre ndryshimeve në Kodin Penal u jepet fund këtyre abuzimeve.
Deputeti Kokëdhima thotë se ashpërsimi i ndëshkimeve penale nuk do të mbushë burgjet, por do të motivojë respektin ndaj ligjin, ndryshe nga sa ndodhte sipas tij gjatë qeverisjes së Berishës.
“U vendos kontrolli i ligjit mbi territorin. Ndërtimet abuzive të këtyre 25 viteve rrënuan peizazhin urban, zhvlerësuan me disa herë pasuritë e patundshme dhe shkatërruan vetë atdheun e shqiptarëve. Pasojat e këtij shkatërrimi do i vuajnë brezat e shqiptarëve për dekada me radhë.
Ndryshimet e sotme të Kodit Penal dhe fundi i vitit që po lëmë pas mbyllin përfundimisht zhvillimin anarkik të territorit të Republikës së Shqipërisë.
Ashpërsimi i ndëshkimeve penale nuk do të mbushë burgjet, por do të motivojë respektin ndaj ligjit. Edhe në kohën e Saliut parashikoheshin dënime me burg, por ndërtimet pa leje vazhdonin. Nën qeverisjen tonë nuk ka më ndërtime abuzive. Të gjithë e kanë të qartë se po provuan do ndëshkohen!”, shkruan deputeti Koço Kokëdhima.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com