Ndryshimet në tatime, Braçe kundër:Jo
ndryshimeve mbi të ardhurat nga puna

Ndryshimet në tatime, Braçe kundër:Jo<br />ndryshimeve mbi të ardhurat nga puna
Deputeti socialist, Erion Braçe ka dalë kundër propozimit të FMN-së për ndryshimin e tatimeve mbi të ardhurat.

“S’kemi nevojë për ndryshime mbi të ardhurat nga puna.”- shkruan Braçe në rrjetin social “Facebook” duke shtuar ndër të tjera se “Dështimi për të bërë këtë nuk mund të na ktheje pas. Nuk mund të vëmë tatime të reja e të rritura për punëtorët. Nuk di cili eshte eksperti qe ka hedhur ne publik shkallen e re te tatimit te te ardhurave nga puna. Por di te them qe ai "propozim" hedh poshtë një nga pikat më të rëndësishme të programit tonë, elementin kyç -tatimin progresiv të të ardhurave nga puna, qiratë, depozitat, dividentet, aksionet, kapitali në përgjithësi”.

Sipas Braçes paratë duhet të gjenden në forma të tjera dhe jo te tatimi ndaj të ardhurat e njerëzve, pasi siç shprehet ai “Nuk ka para aty, paratë apo të ardhurat janë gjetkë.”
“Duhet vullnet politik, ligjshmëri e disiplinë fiskale.”- shton Braçe duke pretenduar se tatimi progresiv siç është nuk u zbatua i plotë.

Statusi i plotë i Braçes në rrjetin social 
Une mendoj se;
Ne nuk kemi nevoje te ndryshojme ne nivelin e poshtem tatimin mbi te ardhurat nga puna!!
Thjesht;
NE KEMI NEVOJE TE MBLEDHIM TATIMET E TAKSAT!
VETEM KAQ!
Deshtimi per te bere kete nuk mund te na ktheje pas, ne tatime te reja e te rritura per punetoret!
Nuk ka para aty! 
Parate apo te ardhurat per buxhetin jane gjetke! 
Ato duhet te mbledhim!
Duhet vullnet politik, ligjshmeri e disipline fiskale!
Nuk di cili eshte eksperti qe ka hedhur ne publik shkallen e re te tatimit te te ardhurave nga puna.
Por di te them qe ai "propozim" (nese egziston),
Hedh poshte nje nga pikat me te rendesishme te programit tone, elementin kyc -tatimin progresiv te te ardhurave nga puna, qirate, depozitat, dividentet, aksionet, kapitali ne pergjithesi.
Sic eshte nuk u zbatua i plote!!
Por, 
Kjo nuk do te thote qe edhe nje here tatimi te ndryshoje per pjesen e te ardhurave nga puna.
Sic ishte dy vite me pare-per 8 vite me rradhe,
natyrisht qe i ndihu pabarazise;
Eshte shume e qarte,
Norma e fitimeve nga kapitali eshte shume me e madhe se norma e fitimeve nga puna. GJITHNJE!
Ndaj,
Une jam kunder kesaj skeme qe po lexoj.
Ne ane tjeter;
Mosmbledhja e tatimeve dhe taksave po ndikon ndjeshem ne pabarazi!!
Parate qe nuk mblidhen, pasurojne gjithnje nje grusht njerezish, nje grusht kompanish.
Ndaj tani duhet vendosur qarte;
Cdo te behet me fitimet nga nafta, prodhimi e perpunimi; cdo te behet me evazionin dhe mashtrimet-per mua shume shume te madh, ne kete industri, gjithe zinxhirin qe e ka burimin atje.
Cdo te behet me fitimet nga mineralet e tjera, krom, baker, ar etj, prodhimi e perpunimi; cdo te behet me evazionidhe mashtrimet-per mua te llahtarshem, ne kete industri, gjithe zinxhirin qe e ka burimin atje.
Mbi te gjitha;
Cdo te behet me vjedhjet ne te dyja keto dege!
Per mua, vjedhjet jane te medha ne nafte e minerale dhe ky eshte krim penal.
Me tej,
Cdo te behet me te ardhurat nga kapitali, qirate prej pasurive te patundshme, dividentet, aksionet, ku evazioni dhe mashtrimet jane te medha.
Ne fund;
Eshte e papranueshme qe evazioni te kthehet ne biznes ne dogana; eshte shume i madh deficiti atje;
E di qe ka shkaqe te tjera, pertej evazionit, 
por se pari duhet ti japim fund abuzimit te cilitdo doganieri apo grupi doganieresh, menjehere!

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Është ndarë prej bashkëshortit? Françeska Murati tregon si qëndron e vërteta

Është ndarë prej bashkëshortit? Françeska Murati tregon si qëndron e vërteta