Ndryshimet në Kodin Penal, Idrizi:
Jemi kundër burgosjes së biznesit

Ndryshimet në Kodin Penal, Idrizi:<br />Jemi kundër burgosjes së biznesit
PDIU, aleatja më e re e mazhorancës ka deklaruar se do të votoj kundër ndryshimeve më të fundit që qeveria i bëri Kodit Penal mbi evazorët dhe kontrabandistët. Në një prononcim për mediat kreu i kësaj partie Shpëtim Idrizi ka theksuar se është është e paprecedentë burgosja e biznesit.

PDIU është kundër burgosjes së biznesit. Administrata tatimore ka të drejtë të bëjë vlerësim tatimor mbi deklarimin e biznesit, po në këtë rast barra e provës qëndron mbi administratat fiskale, por nuk shkon në burg, por në shkallët e apelimt tatimor. Ndryshimet në kodin penal që kanë të bëjnë me burgosjen e biznesit nuk do të votohen. Sistemi fiskal është sistem vetdeklarativ dhe barra e provës bie mbi administratën fiskale. Ky ishte një ndër shqetësimet që ngritëm sot, është një diskutim normal jo vetëm mes kryetarit dhe nënkryetarit të Kuvendit, po dhe PDIU dhe LSI,” ka thënë Idrizi.

Këtë shqetësim por edhe shetësime të tjera Idrizi ia ka bërë me dije kryetarit të Kuvendit Ilir Meta gjatë një takimi që pati me të . Më tej Idrizi foli edhe për çështjen e dekriminalizimit  duke shpjeguar se PDIU do të kërkojë që pjesë e kësaj pakete të bëhet dhe dekomunistizimi.

“Pjesë e dekriminalizimit dhe krimet gjatë kohës së komunizmit, dekomunistizimi të bëhet pjesë e kësaj pakete, dhe grupi parlamentar i PDIU-së do të kërkojë që pjesë e kësaj pakete të bëhet dhe dekomunistizimi,” është shprehur kreu i PDIU.

Marrëdhënia mes PDIU dhe mazhorancës duket se ende nuk është definuar pavarësisht marrjes se postit të Zëvendësministrit të Jashtëm , pasi kjo parti pretendon edhe me shumë . 

Idrizi po ashtu nuk la mënjanë edhe çështjen çame për të cilën i kërkoi qeverisë të bënte më shumë.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal