Ndryshimet në ligj për energjinë
Zeqo: Do të ketë rregulla të qarta

Ndryshimet në ligj për energjinë<br />Zeqo: Do të ketë rregulla të qarta
TIRANE - Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka vijuar seancat dëgjimore me institucionet që preket nga ndryshimet në ligjin për energjinë. Drejtuesi i operatorit të sistemit të transmetimit Engjell Zeqo tha se ligji i ri nuk do të ketë model tregu por rregulla të qarta të tregut të enerjgisë.

"Do të ketë vetëm rregulla tregu, nuk do pranohet besoj as nga komuniteti i energjisë që të ketë model tregu, sepse ju e dini shumë mirë që model tregu do të thotë që ju do kufizoni disa gjëra në modelin e tregut, pra me ligjin e ri ne kemi treg të hapur." tha Zeqo

Po gjatë raportimit Zeqo tha gjithahshtu se brenda këtij viit parashikohet që të dalin nga sistemi konsumatorët 35 kilovolt dhe vitin tjetër të gjithë ata që janë 20 kilovolt. 

"Me kredinë e bankës Botërore ne po instalojmë një sistem matje , do instalojmë një sistem matje sepse akoma nuk kanë nisur akoma, janë procedurat për të gjithë konsumatoret që janë të lidhur në tension të mesem nga 35 deri në 6 kë, këto konsumator të cilët do të shkëputën nga çmimi i rregulluar nuk do të jenë më brenda çmimit të rregulluar, por do të blejnë energjinë duke paguar tarifën e transmetimeve për pjesën e transmetimeve dhe transmetimin në shpërndarje." tha ai

Në komision raportuan edhe përfaqësues të Autoritetit Kombëtar të Burimeve Natyrore të cilët shpjeguan se ndryshimet në ligj për këtë sector do të preket në pjesën e programimit të energjisë elektrike.
 
Ligji do të vijojë të diskutohet në komisison e edhe në ditët e ardhshme me seanca të tjera me drjetues të autoriteteve që kanë të bëjnë me sektorin energjitik.

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Publikohet videoja e momentit të vrasjes së Enkelejda Danajt

Publikohet videoja e momentit të vrasjes së Enkelejda Danajt