Sipas neneve 34 dhe 36 të statutit të Partisë Demokratike, të ashtuquajturit kundërshtarë të linjës së Lulzim Bashës në PD, të cilët nuk do të jenë pjesë e parlamentit të ri, largohen automatikisht në bllok nga dy forumet më të larta të kësaj partie, nga Kuvendi dhe Këshilli Kombëtar.
Konkretisht, që nga data 9 shtator, kur u konfirmua ligjshmëria e mandatit të deputetëve të rinj të PD, Jozefina Topalli, Genc Ruli, Majlinda Bregu, Ridvan Bode, Astrit Patozi, Arben Imami, Keltis Kruja, Asllan Dogjani, Kastriot Islami, Myqerem Tafaj, Bedri Hoxha, Roland Keta, Igli Cara, Kozma Dashi, Bedri Mihaj, Arbiola Halimi etj., nuk janë më pjesë dy forumeve të larta të PD.
Të lartpërmendurin, që nga data 9 shator kanë statusin e një anëtari të thjeshtë të PD, pa asnjë ndikim me votë në Këshillin dhe Kuvendin Kombëtar.
Nga ana tjetër, pjesë e Kuvendit dhe Këshillit Kombëtar tashmë janë 21 deputetët e rinj të Partisë Demokratike si: Ervin Salianji, Klevis Balliu, Grida Duma, Orjola Pampuri, Rudina Hajdari, Valentina Duka, Romeo Gurakuqi, Izmira Ulqinaku, Lorenc Luka etj. Pra, me fitimin e statusit të deputetit, ligjvënësit e rinj të PD, fitojnë automatikisht edhe statusin e anëtarit të dy forumeve më të larta të kësaj partie.
Ndryshimet në Kryesi
Zgjedhja e drejtuesve të grupit parlamentare të Partisë Demokratike si dhe kryetarëve dhe nënkryetarëve të komisioneve të përhershme parlamentare sjell ndryshime edhe në përbërjen e Kryesisë së Partisë Demokratike. Për shkak të humbjes së statusit të deputetit dhe pozicioneve drejtuesve në komisionet parlamentare, nuk do të jenë më anëtarë të Kryesisë e PD, Majlinda Bregu ish-kryetare e Komisionit të Integrimit, Gent Ruli ish-nënkryetar i Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Ridvan Bode ish-nënkryetar i Komisionit të Ekonomisë etj.
Nga ana tjetër, pjesë e Kryesisë së PD bëhen kryetari dhe nënkryetarët e partisë, sekretari, zëdhënësi, nënkryetari i Kuvendit, kryetarët dhe nënkryetarët e rinj të komisioneve Parlamentare. Konkretisht, pjesë e Kryesisë së PD tashmë do të jenë Edmond Spaho si kryetar i grupit parlamentar të PD, Ervin Salianji si sekretar i grupit të PD, deputetët Strazimiri, Bylykbashi dhe Alibeaj si nënkryetar të grupit parlamentar të PD.
Pjesë e Kryesisë së Partisë Demokratike do të jetë gjithashtu Bardh Spahia në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Shëndetësisë, Florion Mima si nënkryetar te Veprimtaria Prodhuese, Eduard Halimi si nënkryetar te Komisioni i Ligjeve, Jorida Tabaku si nënkryetare te Komisioni i Ekonomisë si dhe Tritan Shehu në cilësinë e kryetarit te Komisionit të Jashtëm.
Anëtarët e rinj të Kryesisë së PD
Ervin Salianji
Tritan Shehu
Enkelejd Alibeaj
Edmond Spaho
Grida Duma
Gent Strazimiri
Bardh Spahia
Florion Mima
Eduard Halimi
Jorida Tabaku
Figurat që largohen nga Kuvendi dhe Këshilli Kombëtar i PD
1. Jozefina Topalli
2. Majlinda Bregu
3. Eduard Selami
4. Ridvan Bode
5. Astrit Patozi
6. Arben Imami
7. Keltis Kruja
8. Asllan Dogjani
9. Kastriot Islami
10. Myqerem Tafaj
11. Bedri Hoxha
12. Roland Keta
13. Igli Cara
14. Kozma Dashi
15. Bedri Mihaj
16. Arbiola Halimi
17. Genc Ruli
(nuk kandidoi vetë)
18. Eleina Qirici
19. Gjergji Papa
20. Mimoza Hajdarmataj
21. Albina Deda
22. Gjovalin Bzhetaj
23. Irma Kopliku
24. Liljana Elmazi
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com