Ndryshimet në qeveri, Vasili si
Meta: I takojnë vetëm kryeministrit

Ndryshimet në qeveri, Vasili si<br />Meta: I takojnë vetëm kryeministrit
Petrit Vasili, sekretar i përgjithshëm i LSI-së, ka ndjekur të njëjtën linjë me Metën sa i takon debatit për ndryshime në qeveri. Në një prononcim për mediat paraditen e së enjtes, Vasili ka thënë se, për ndryshimet në ekzekutiv vendos vetëm kryetari i qeverisë.

“Ne mbështesim punën dhe veprimtarinë e ministrave. Por tagrin për të bërë ndryshime në qeveri e ka kryeministri”, ka thënë Vasili. 

Ai ka nënvizuar se për LSI-në nuk janë prioritarë emrat, por reformat që koalicioni qeverisës duhet të realizojë. 

“Lidhur me dekriminalizmin dhe reformën në drejtësi kemi qënë shumë të qartë. Është një proces që duhet mbyllur. Kemi milituar fort për qëndrim konsensual dhe besoj që jemi në rrugën e duhur”, ka vijuar Vasili. 
 
Lidhur me ndeshjen Vasili tha se e rëndësishme sot tha Vasili është të fitojë tradita jonë e pritjes së mikut me qytetaridhe sjellje prej Europianësh sic e kemi zakon.
 
“Po sot do të jem në stadium pa kravatë pa asgjë politike. Sot festë e futbollit e një miqësie të mir. Sot duhet ta tregohemi si sportdashës. Rezultati s’më shqetëson. Më shqetëson si dimë ne të sillemi. Te tregojmë si ti presim miqte si dimë ti presim. Fituesi më i madh qytetaria sjellja Europiane. Duhet të fitojë festa sportive.,Nuk i druhem aasnjë incidenti, të gjithë e dinë si ne kemi mësuar të sillemi.Klimë e cila do krijojë mundësi për të demostruar qytetari.konfimim i asaj që dimë të bëjmë-tha Vasili para gazetarëve .
 
Ndërkohë që për afërën e CEZ Vasili theksoi se është diskutuar kërkesa e PD si dhe rishikimi i serverit të tatimeve dhe rishikimi i kërkesës
Vasili i’u përgjigj  interesit të gazetarëve lidhur me ndryshimet në qeveri të shumëpërfolura dhe impulse e reja duke u shprehur se vetëm kryeministri Rama ka targetin të bëjë ndryshime në qeveri dhe kurdo t’i bëjë LSI do të mbështesë atë si pjesë e skuadrës.
 
“Cështja e ndryshimeve me persona me emra nukë shtë qasja jone mbeshtesim punen e qeverisë kryeministri ka tagrin të bëjë ndryshimet kudro ti beëjë do ketë mbështetjen toonë.Sfida jonë përmbushja e qëllimeve. Qeveria ka dhënë prova që nuk është stepur para reformave, do ta shoqërojë gjithë kohës kjo gjë.Lsi pjesë e një skuadre qeveritare dhe smund te mendoje te jape impulse e vetme.Performanca me ritme të duhura"
 
Takimi dy herë brënda një dite mes Ramës dhe Metës tha Vasili është thjesht një takim rutinor ndërkohë që mungesën e deputetëve të LSI në komision Vasili e argumentoi vetëm me mungesën e tij
 
"Dy ditët e fundit.keni sinkronet tuaja te shëndetësia kam qënë un.Dje një problem:kemi qënë në një ngushëllim dhe prandaj skemi qënë.Një ditë  nuk kemi qënë"-tha Vasili

Ja intervista e plotë e Vasilit për gazetarët
 
Z. Vasili, ku do ta ndiqni ndeshjen Shqipëri-Serbi sot? Do të jeni në stadiumin e Elbasanit?
Të them të drejtën, ju e njihni pasionin tim për futbollin, kështu që normalisht do ta ndjek në stadium. Sigurisht, pa kravatën dhe pa pozicionin e politikanit. Natyrshëm sot është festa e futbollit. Është festa e një miqësie të mirë, një dimension për të cilin ne shqiptarët me të drejtë jemi krenarë në qindra vjet dhe sot duhet ta demonstrojmë edhe një herë. Sepse besoj, për herë të parë ndoshta si sportdashës, rezultati pozitiv ka qenë gjëja që nuk më ka preokupuar fare.

Më preokupon që të demonstrojmë edhe një herë tjetër që ne dimë të sillemi, se si ne kemi shkëlqyer me miqësinë tonë edhe në ditë të vështira dhe si kemi ditur t’i presim si miq. Sot është përsëri momenti për ta demonstruar këtë edhe përpara të gjithë bashkatdhetarëve tanë, por edhe përpara të gjithë Europës, e cila në fund të fundit, për një mijë e një mijë arsye që dihen, sot e ka vëmendjen edhe më të përqendruar se sa më parë.

Por duhet një fitues z. Vasili, si e parashikoni rezultatin?
Ju thashë edhe një herë tjetër, që fituesi më i madh sot do të jetë dhe duhet të jetë qytetaria dhe demonstrimi i një miqësie dhe i një sjelljeje europiane e civile. Sa i takon rezultatit, thashë se për herë të parë në një ndeshje sportive, kjo gjë vlen e fundit dhe besoj se të gjithë duhet të shkojmë me këtë ndjenjë, sepse duhet të fitojë festa sportive dhe duhet të fitojnë pikërisht këto kualitete. Të tjerat zbehen.

Z. Vasili, pse mendoni që rezultati është i fundit? Kaq e ngarkuar është situata sa i druheni që diçka mund të shpërthejë në Shqipëri?
Nuk i druhem absolutisht asnjë gjëje të tillë, sepse është fare e qartë për këdo dhe të gjithë, se ne dimë se si sillemi. Ne kemi pasur norma të tilla. Me njeriun që na shkel në derë, ju e dini se çfarë normash ne kemi.
Në këtë rast për arsye edhe të ngarkesave, edhe ju keni dhënë kontributin tuaj. A ka qenë një argument në të gjithë mediat tuaja? Sigurisht. Për këtë arsye është një klimë më e ndryshme, por vetëm që duhet të krijojë mundësinë për ta treguar edhe njëherë atë qytetari, që ne kemi treguar gjithmonë si shqiptarë. Ky do të duhet të jetë një konfirmim edhe një herë i kësaj dhe asgjë më shumë, pikërisht edhe për këto arsye. Rezultati sportiv ka vlerën e vet padiskutim. Ne do të shkojmë që të bëjmë tifo për ekipin tonë. Jemi me gjithë zemër pranë përfaqësueses. Por në fund të fundit, në këtë problematikë, që lindi dhe pas asaj që ndodhi në Beograd, ne kemi detyrën të tregojmë që jemi ndryshe dhe që jemi krenar që jemi shqiptarë.

Z. Vasili sapo përfundoi Konferenca e Kryetarëve, çfarë vendim u mor lidhur me kërkesën e PD-së për futjen në rend të ditës të çështjes së CEZ për t’u diskutuar me procedurën normale?
Nuk është diskutuar absolutisht për një çështje të tillë. Është diskutuar për një kërkesë të PD për shtyrje të afatit të një komisioni hetimor të mëparshëm ku me mirëkuptim u dakordësua. Ishte komisioni për çështjen e serverit të tatimeve, që ka humbur efektin e tij, pasi kanë kaluar rreth 7 muaj dhe u dakordësua me mirëkuptim që do të riformulohej kërkesa nga PD dhe do të futet përsëri.

Pas deklaratave të Kryeministrit se nuk do të kenë ndryshime në qeveri, a do t’i qëndrojë LSI-ja kërkesës së saj për impulse të reja?
Së pari, kemi thënë dhe insistojmë që e rëndësishme dhe parësore është një performancë gjithnjë e më e suksesshme dhe mbajtja e një rezultati reformash me ritmin e duhur. Çështja e ndryshimeve dhe personalizimi i ndryshimeve me persona apo emra nuk është qasja jonë. Ne mbështesim plotësisht të gjithë punën e veprimtarinë e qeverisë dhe Kryeministri shqiptar është ai që ka tagrin të bëjë vlerësimet e duhura. Dhe kurdo që atij do ta gjykojë që do të ketë nevojë për ndryshime, do të ketë mbështetjen tonë. Prioritare për ne nuk është personalizimi, prioritare për ne është, që reformat në mënyrë të veçantë në fushën ekonomike të ecin me ritmin e duhur për të përmbushur gjithmonë e më mirë ato pritshmëri, për të cilat shqiptarët na kanë votuar dhe vazhdojnë të na votojnë masivisht.

A është e vërtetë që është arritur një marrëveshje gjatë ditës së djeshme mes z. Rama dhe z. Meta për ndryshime në qeveri? Është folur se dy liderët e mazhorancës kanë rënë dakord për t’i shtyrë ato pas miratimit të reformave të rëndësishme...
Këto marrëveshje janë hamendësime që ju i bëni. Takimi i ditës së djeshme ka qenë takim i vazhdueshëm rutinor, një traditë e stabilizuar që pas vitit 2013 dhe krijimit të kësaj mazhorance, që zhvillohet gjithmonë një ditë para seancës plenare, ku edhe diskutohen çështjet e rendit të ditës dhe raportet që do të mbahen edhe për diskutime të caktuara. Ka qenë një diskutim po në këtë frymë. Siç ju thashë, çështja e qeverisë është një çështje që ndiqet në mënyrë të përditshme dhe reforma që realizohet edhe nëpërmjet sallës së Parlamentit, ku ligjvënia i prin këtyre reformave vazhdon të jetë prioritare. Kryeministri është drejtuesi dhe monitoruesi i qeverisë, kurdo që ai kërkon mbështetjen tonë për aksione të tija, qofshin parlamentare qofshin të çdo lloj forme tjetër, do ta ketë atë.

Z. Vasili, kjo qeveri a është në gjendje të japë impulse të reja siç edhe ka kërkuar Lëvizja Socialiste për Integrim?
Sigurisht që qeveria ka dhënë prova të qarta që ajo nuk është stepur përpara reformave shumë të vështira dhe të munguara prej mëse 20 vitesh. Dhe po kjo kurajo, që e ka shoqëruar në këto dy vjet, do ta shoqërojë deri në përfundimin e mandatit për të demonstruar, se nuk ka tabu në fushat e qeverisjes. Edhe ato që kanë qenë pika të paprekshme, si çështja e energjisë elektrike, lufta kundër informalitetit, lufta ndaj lëndëve narkotike, kjo qeveri është përballur me to pa pasur asnjë lloj kompleksi se janë beteja që nuk mund të fitohen. Ka pasur bindjen që mund të fitohen dhe demonstrimet e shumta e kanë treguar këtë gjë. 

Dy ditët e fundit deputetët e LSI-së nuk kanë marrë pjesë në punimet e komisioneve parlamentare. A ka qenë ky një vendim politik? Çfarë ka ndodhur?
Besoj se pyetja juaj është korrekte dhe jo korrekte. Besoj se ju flisni për dy ditët e fundit apo jo? Besoj se ju keni në sinkronet tuaja një diskutim shumë intensiv që është zhvilluar në Komisionin e Shëndetësisë ku diskutuesi themelor kam qenë unë. Unë di që jam përfaqësuesi i LSI-së. Kjo ka ndodhur dhe në të gjithë komisionet e tjera, të Ekonomisë dhe Tregtisë. Dje ka patur një problem të karakterit fare personal, unë dhe disa deputetë të tjerë jemi ndodhur në një ngushëllim që duhet ta kryenim dhe për arsye të tilla mungesa ndodhin nga LSI, PS,PD dhe grupe të tjera. Besoj se duhet gjetur një argument më solid për të folur për politikën.
Protagonizmi i LSI-së në sensin pozitiv ka qenë gjithmonë i pranishëm. Siç duket e keni ndjerë mungesën tonë për një ditë të vetme.

Z. Vasili, a jeni ju si LSI të gatshëm ti shtoni qeverisjes impulse të reja? A jeni të gatshëm ju si LSI ta rifreskoni kabinetin me impulse të reja?
LSI është pjesë e një skuadre qeveritare, e cila në momentin që bëhet pjesë e një ekipi ka veshur një fanellë, ku ndryshimet partiake bien dhe skuadra së bashku performon për një rezultat të mirë.

Pak ditë më parë z. Meta theksoi nevojën për impulse të reja, ndërkohë që ju sot flisni se kjo gjë i takon Kryeministrit dhe ju do e mbështesni kur ai ta shoh të arsyeshme. Çfarë ndryshoi brenda pak ditësh?
Nuk ndryshoi asgjë brenda pak ditëve, nuk ndryshoi asgjë nga përgjigja ime para pak sekondave më parë. Pra, jemi shumë të interesuar që performanca të jetë në ritmet e duhura në mënyrë që rezultatin e qershorit 2013 prej 1 milion votash, ta rikonfirmonim në 2015-n me 1 milion vota dhe ta përsërisim në 2017-n.

A i qëndroni ju deklaratës, se dekriminalizimi dhe reforma në drejtësi nuk duhet të kalojnë më pa opozitën?
Lidhur me dekriminalizimin dhe reformën në drejtësi kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi shumë të qartë. Është një proces që duhet mbyllur dhe ne kemi këmbëngulur fort për një qëndrim konsensual. Besoj se jemi në rrugën e duhur dhe. Ky konsensualitet ishte shumë i rëndësishëm, jo vetëm për të mbyllur shpejt një situatë, e cila shëmton politikën, por kërkon një përgjigje siç është dekriminalizimi.

Besoj se jemi në rrugën e duhur, sepse jemi shumë afër një konsensusi edhe për shkak se projektet e paraqitura janë shumë të përafërta, por njëkohësisht po hedhim hapin e parë për një konsensus që do të jetë akoma më i rëndësishëm për reformën në drejtësi.

Siç e dini dhe ajo është në një aktivitet të plotë, në maksimumin e intensitetit të saj dhe besoj se ajo do të formësohet në një kohë shumë të shkurtër, sepse në kuptimin e mirë të fjalës ushtrimi i parë i konsensualitetit, që ne kalojmë së bashku për dekriminalizimin, do të jetë edhe një ogur i mirë për këtë moment të dytë akoma më jetik, siç është reforma në drejtësi. Kjo reformë kushtëzon Raport-Progresin që presin, por edhe atë që do të vijë mbas atij dhe që në perspektivën e tij është jetik për çeljen e negociatave, që është një aksion prioritar në drejtim të integrimit, që ne do t’i bëjmë shërbim me të gjitha fuqitë politike, ne si mazhorancë.


Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës