Ndryshimet në Statutin e PD Kuvendi i Berishës i miraton me ngritje duarsh! Komision rithemelimi merr në dorë PD-në për 4 muaj! Po humbe zgjedhjet ikën në shtëpi

Qëllimi kryesor i Kuvendit të thirrur sot nga Sali Berisha është ndryshimi i Statutit të PD për t'i hapur rrugë shkarkimit të Bashës.

Ndryshimet në Statut ia propozoi Kuvendit të thirrur nga Berisha, 4935 delegatëve por edhe militantëve të pranishëm, deputeti Oerd Bylykbashi. Statuti i ri i propozuar nga Sali Berisha u miratua me ngritje dore, duke e bërë të paqartë numërimin e votave se sa janë pro dhe sa janë kundër ndryshimeve.

Një ndryshim thelbësor i statutit sipas njerëzve të Berishës ka të bëjë me nenin se çdo akt i organeve të PD-së i ndërmarrë para hyrjes në fuqi të këtij Statuti dhe që bie në kundërshtim me dispozitat e tij, shfuqizohet automatikisht me hyrjen në fuqi të Statutit. Pra Berisha kërkon të zhbëjë vendimin e Bashës për ta përjashtuar.

Në dokument thuhet se pas Kuvendit për 4 muajt në vijim do të ketë një Komision të Përkohshëm të Rithemelimit që merr drejtimin e ekzekutiv të PD-së deri në konstituimin përfundimtar të organeve drejtuese.  Komisioni përbëhet nga 15 anëtarë që zgjidhen nga Kuvendi kombëtar.

Në Statut parashikohet edhe një nen i veçantë është edhe për procesin e zgjedhjeve. Procesi nis me krijimin e organeve të reja dhe paraprihet nga një proces anëtarësimesh të reja dhe verifikimi i anëtarësisë ekzistuese.

Deputeti Bylykbashi tha se futja e referendumit, primaret, por edhe forcimi i organeve kolegjiale janë disa nga pikat e statutit të ri të PD-së. Një tjetër pikë lidhet me sanksionimin në statut të faktit që nëse humbet zgjedhjet pavarësisht arsyes, largohesh.

Ndryshimet e lexuara nga Bylykbashi

Ndryshime në Statut në 2018 dhe 2021 të bëra pas dy humbjeve të rënda nga kryetari në detyrë, në vend të çlironin energji të reja, centralizuan pushtetin në duart e kryetarit duke ja marrë pushtetin organeve kolegjiale. Organet në qendër dhe në bazë u kthyen në shtabe ushtarake. Kjo ka vrarë garën politike dhe karrierën e më të aftëve. Sot synojmë të projektojmë një PD ku energjitë e anëtarëve rriten nga gara dhe u shtypen nga urdhri epror. PD mbron vlerat konservatore demokratike euroatlantike.

Parimi 1 anëtar 1 votë me qëllim fuqizimin e anëtarësisë. Kjo për zgjedhjen e organeve në qendër dhe lokale. Votimet primare për të zhbërë praktikën negative që konsolidoi Lulzim Bashën në këto vite ku kandidatët për organet e zgjedhura i shpallte në momentin e fundit, tashmë kanë të drejtë ti zgjedhi në mënyrë primare. Vota e anëtarëve do vlejë më shumë se e kryetarit.

Referendumi, vendimet e rëndësishme do merren nga anëtarësia ku i jep demokratëve referendumin që vendosin me demokraci të drejtpërdrejtë.

Për të garantuar dhe forcuar lirinë e fjalës dhe mendimit ,garantohen me parime dhe ne fusim në statut fraksionet. Partia bëhet më e madhe. Të mendosh ndryshe e të thuash atë që mendon është vlerë dhe jo kërcënim për kryetarin.

Organet kolegjiale do forcohen, kemi rikthyer pushtetin e rëndësishëm vendimmarrës. Kryetari duhet të udhëheqë mbi bazën e vendimeve të tyre por nuk u merr dot tagrat dhe nuk i përdor dot si vulë noteri si me vendimet e fundit.

Duke riformatua në madhësi organet për ti bërë eficente, do bazohet në garën dhe zgjedhjen e anëtarëve me votë të fshehtë.

Rol përcaktues kuvendit dhe këshillit kombëtar. vendime te tyre përcaktojë politikëbërjen dhe aksionin politik.

Janë forcuar organet kolegjiale në bazë. Të zgjedhurit në organet qendrore do jenë shumicë. Do marrë fund debati për dorëheqjen e kryetarit humbës Kryetari që humb zgjedhje pavarësisht arsyes i përfundon mandati menjëherë dhe pa asnjë ekuivok.  Të gjitha këto që kemi përjetuar në 2 zgjedhje parlamentare dhe 4 humbje radhazi nuk do i shohim më.

Organizatat partnere përveç LGD dhe FRPD, është shtuar grupimi dhjetor 90. Ato do kenë akses më të sigurt në listat e kandidimit në pushtetin vendor. Në 2017 Basha zhduku në fushatë logon dhe simbolet e PD me republikën e re. Ne kemi qenë për këto simbole krenarë që prej fillimit.

Në 2017 Basha filloi një operacion të gjatë për ndryshimi ne identitetit dhe ADN-së sonë politike. I shohin vulën si marka tregtare, por ja ku është përgjigja sot për Bashën.

 

 

 

DEKLARATA E BELIND KELLICIT PER STATUTIN

Kerkese per vendim KK1- statuti

Kerkese dhe vendime KK 2

(Klikoni këtu për të lexuar STATUTIN e plotë)

 

 

VIDEO-Deklarata e Bylykbashi


Lajmi kryesor:

Kuvendi i Berishës si miting, miraton Statutin e ri të PD! Delegatët votojnë me ngritje dore, si u numërua vullneti i 4934 personave?! Basha shkarkohet me 4446 vota, vetëm 36 kundër


K.T./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona

Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona