Ndryshimet, Ristani: Një Halim që
s'di këndim bëhet ministër për arsim

Ndryshimet, Ristani: Një Halim që<br />s'di këndim bëhet ministër për arsim
TIRANE - Deputeti i Partisë Demokratik Arben Ristani duke komentuar lëvizjes e fundit në kabinetin qeveritar, tha se ai që duhet të largohet është kryeministri Edi Rama.
 
"Për mua Rama duhet të ikë vet sepse ka treguar që nuk është i aftë të qeverisë këtë vend kurse konkretisht për ndryshimet më vjen keq që moli tingëllon shumë aktual pas 100 vjetësh ku një ministër që s'di këndim bëhet ministër për arsim. Një Halim që s'di këndim bëhet ministër për arsim. Konsideratat e mia janë që ekonomia në këtë vend dhe financat e këtij vendi kanë shkuar në zgrip ditë pas dite siç i kemi ndjekur është një qeveri e cila ka treguar që nuk mund ta qeverisë këtë vend, kalon nga dështimi në dështim"- tha Ristani.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri