Ndryshimet, shkarkohet nga
detyra kupola e administratës fiskale

Ndryshimet, shkarkohet nga<br />detyra kupola e administratës fiskale
Në mënyrë të papritur, ndërsa pak ditë më parë ministri i Financave, Arben Ahmetaj, kishte shpallur para mediave rezultate “tejet pozitive” në performancën e Tatimeve dhe Doganave në realizimin e të ardhurave buxhetore si 8-mujor, kupola e administratës së taksave e sheh veten të shkarkuar.

Teorikisht, është kryeministri që emëron drejrtorin e përgjithshëm, sit ë Tatimeve dhe të Doganave, me propozim të ministrit të Financave. Por, ashtu si edhe herën e parë, duket se Edi Rama, sërish, ka emëruar direkt dhe pa marrë parasysh propozime nga të tretë, krerët e dy administratëve më të rëndësishme fiskale të Republikës dhe kjo duket nga emrat që ka përzgjedhur.
 
Tatimet

Briseida Shehaj ka qenë një personazh totalisht i panjohur deri sa u katapultua në krye të tatimorëve, duke ngjallur kërshëri të madhe, por edhe një thashethemnajë po aq voluminoze lidhur me meritat e saj, mbi bazën e të cilave kreu i Ekzekutivit kishte vendosur të përzgjidhte atë dhe jo ndonjë financier karriere të administratës, që të kishte kaluar të githa shkallët që parashikon ligji i Procedurave Tatimore për të arritur tek një drejtues i këtij niveli. Sipas zërave, Shehaj, një nëpunëse banke private, kishte patur mbështetjen e njerit prej ministrave të kabinetit Rama, që e kishte prezantuar atë si një njeri tejet të besueshëm për të ushtruar nëj funksion kaq të rëndësishëm. Në këtë fluturim në karriere ka ndikuar edhe nëna e saj, drejtuese e vjetër në dikastere kur në pushtet ka qenë e majta, ndërkohë që emri i të jatit u mësua si punonjës i Bankës së Shqipërisë, kur në atë institucion plasi skandali Fullani.

Briseida u lançua në opinion si një personazh unik drejtues, imazhi i së cilës u përforcua dukshëm nga rezultate më të larta në vjeljen e taksave krahasuar me kohën e administratës së Berishës. Por këtu duhet mbajtur parasysh se, së pari, qeveria e re erdhi me reforma të ndjeshme, të tilla si tatimi progresiv, etj, të cilat ndryshuan mënyrën se si mblidheshin taksat. Dhe, së dyti, por edhe më e rëndësishme akoma, në fushën e luftës kundër informalitetit fiskal hyri fuqishëm institucioni i Policisë së Shtetit, që ndikoi, ashtu si edhe në fushën e energjetikës, që të rriteshin pagesat për kontribute, të shtoheshin deklarimet e biznesit dhe raportimi i xhiros dhe taksave që duheshin të paguheshin mbi të.

Tatimet zbuluan raste të mashtrimit me rimbursimin e TVSH-së, duke çuar në burg evazorët dhe duke trembur seriozisht ata që nuk lëshonin kuponin tatimor, megjithatë, evazioni, siç përmendet rëndom në çdo raport të ndërkombëtarëve për Shqipërinë, mbetet present dhe në shkallë të ndjeshme.
Si 8-mujor, Tatimet vijojnë të jenë 6-7 për qind më shumë në të ardhura krahasuar me një vit më parë, por krahasuar me planin dalin me mosrealizim. Një goditje e fuqishme do të vinte për to në rast se gjykatat do ta dënonin shtetin të paguante për Bankers Petroleum një shifër prej 30-60 milionë dollarësh, që Tatimet e Brisidës kanë llogaritur si evasion dhe kishin filluar t’ia mbanin kësaj kompanie me këste nga 5 milionë euro në muaj, por që Arbitrazhi e ka nxjerrë këtë si një llogari të gabuar.
 
Doganat
Puna e doganave këto tre vjetët e fundit ka patur oshilacione të ndjeshme, megjithëse roli i kësaj administrate sa vjen e zvogëlohet në kushtet kur me shumë shtete tregtia vijon pa taksa doganore. Pas shkarklimit të Elisa Spiropalit brenda një viti, edhe Pranvera Fagut, juriste e vjetër në administratë, duket se i erdhi fundi i qendrimit në krye të administratës përkatëse, aq më tepër kur, gjatë qendrimit të saj këtu, thirrja në ndihmë e kompanisë angleze për të ndihmuar në rritjen e të ardhurave doganore sa 1 për qind e PBB-së çdo vit përfundoi me një fiasko të plotë. Gjë, që ka, natyrisht, edhe një faturë negative jo vetëm financiare, për qeverinë.
Dogana, me ligj, duhet të mbledhin akcizën në të gjithë territorin e Republikës, duke shkuar edhe nëpër fshatra, ku zihet rakia, por ajo nuk ka qenë prezent me këtë rol askund, me përjashtim të pikave doganore.
Për të rritur të ardhurat, u rrit ndjeshëm edhe kufiri i çmimit të taksueshëm për pakot që blihen me internet jashtë, por kjo shkaktoi një reagim mjaft negative në opinion.
 
Zëvendësuesit
Ashtu sikurse pritej, kur u bë ministër i Financave Arben Ahmetaj, ai nuk do të qendronte gjatë pa kërkuar të vendoste njerëzit e tij të afërt në krye të këtyre dy institucioneve, që janë shtylla kurrizore e Financave. Por, të bën përshtypje se, duke marrë parasysh kërkesën e kryefinancierit për të ndërruar drejtuesit e lartë në Tatime e Dpgana, kryeministri Rama i ka zëvendësuar ata me njerëz shumë më pranë tij. As Shehaj dhe as Fagu nuk kanë patur fatin që të punonin me Ramën para se të merrnin këto poste të larta. Ndërsa zëvendësueset e tyre, sërish dy femra, janë zyrtare që kanë punuar, që të dyja, me kryeministrin në kohën kur ai ka qenë ministër i Kulturës, apo kryetar i Bashkisë së kryeqytetit.

Vasilika Vjero vjen në krye të Tstimeve nga drejtimi i Qendrës Kombëtare të Biznesit, por më parë ka qenë përkatësisht drejtore e Urbanistikës dhe drejtore e Taksave në Bashkinë e Tiranës. Ndërsa Belinda Ikonomi, së fundmi këshilltare ekonomike e kryeministrit, pas një periudhe specializimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tani do të drejtojë Doganat, ndërkohë që ka punuar me financat e Kulturës dhe Bashkisë.
 
 
Reagimi i Drejtoreshës
Briseida Shehaj: Më është propozuar një post i ri
Briseida Shehaj, në një komunikim telefonik me “Shqiptarja.com”, deklaroi se asaj i është propozuar një post i ri, që e ka pranuar., duke lënë të kuptohet se është fjala për një ngritje në detyrë. “Rezultatet e punës janë shumë të mira dhe bilanci janar-gusht në të ardhurat është i tillë, që mund të konsiderohet si sukses, siç kanë qenë edhe tre vitet e kaluara”, tha ajo.

Sipas burimeve nga Kryeministria, ajo pritet të emërohet nga Këshilli i Ministrave në postin e zv.ministres së Ekonomisë, Tregtisë dhe Turizmit. Ndërkohë, një lëvizje pritet të ndodhë edhe në dikasterin e Financave, nga ku mund të largohet Irena Beqiraj, zëvendëministre, për të kaluar si këshilltare e Ramës për ekonominë. Vendin e saj pritet ta zejë Genc Mete.

tre femrat

bella ekonomi
 Belinda Ekonomi


dy.b/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së