TIRANE - Kushte të reja për përfitimin e pensionit të invaliditetit parashikon ligji i ri i sigurimeve shoqërore i cili hyn në fuqi në 1 janar 2015. Sipas ndryshimeve të bëra tashmë, shuma e pensionit të invaliditetit të plotë llogaritet në të njëjtën mënyrë si pensioni i pleqërisë, ku shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë me e vogël se 75% e pagës minimale neto në shkallë vendi. Por, të tjera ndryshime kanë të bëjnë edhe me pensionet familjare që përfitohen në rastet kur personi humb jetën, dhe konkretisht rritje të moshës së gruas së ve e cila nëse me ligjin e vjetër duhet të ishte 50 vjeç për ta përfituar, tashmë mosha është bërë 55 vjeç.
/Shqiptarja.com











