Ndryshimi i drejtorit të RTSH-së,PS
nis procedurat e ndryshimit të ligjit

Ndryshimi i drejtorit të RTSH-së,PS<br />nis procedurat e ndryshimit të ligjit
PS dhe LSI kanë mbledhur 28 firma deputetësh për të amenduar ligjin për Televizionin Publik Shqiptar, numër i nevojshëm ky për ta futur nismën me procedurë të përshepejtuar.

Drejtori i Radio Televizionit do të zgjidhet me të njejtën formulë si Presidenti i Republikës nga Këshilli Drejtues i Televizionit.

Drejtori i Përgjithshëm i Televizionit publik shkarkohet me dy të tretat e votave të Këshillit Drejtues i cili 10 ditë pas hyrjes në fuqi të ligjit fillon ndryshimin.

Ndërhyrja në ligjin për TVSH ishte paralajmëruar dhe nga Kryeministri Rama i cili deklaroi se do të priste konsensusin e opozitës deri në fund të janarit.

Do të zhvillohen 5 votime nga ana e Këshillit Drejtues të RTSH për zgjedhjen e drejtorit të ri.  3 votimet e para do të jenw me shumicë të cilësuar të votave të anëtarëve të Këshillit dhe kryetarit të këtij Këshilli dhe nëse nuk zgjidhet në 3 votimet e para me shumicë të cilësuar atëhere në votimet e 3 dhe të 5-të kalohet tek zgjedhja e drejtorit të ri të përgjithshëm të RTSH me shumicën e thjeshtë të votive. Nëse edhe pas votimeve më shumicë të thjeshtë nuk arrihet të zgjidhet atëherë Keshilli shkrihet dhe fillon procedura e zgjedhjes edhe të Këshillit dhe gjithë zinxhirit drejtues të Radio Televizionit Publik Shqiptar nga e para” tha Peza.




(Prononcimi i deputetet të PS Alfred Peza për mediat)


Ja neni 1 i projektligjit 

Neni 1
Në nenin 102 , pika 3 riformulohet si vijon:

Emëron Drejtorin e Përgjithshëm me tre të pestat e votave të të gjithë anëtarëve të tij në votimin e parë, votimin e dytë, ose votimin e tretë, sipas procedurës së përcaktuar në statutin e RTSH. Nëse në votimin e parë nuk arrihet shumica prej tre të pestave, KDRTSH cakton menjëherë datën e kryerjes së votimit të dytë, i cili zhvillohet jo më vonë se 7 ditë nga kryerja e votimit të parë. Në rast se edhe në votimin e dytë nuk arrihet shumica prej tre të pestave, KDRTSH cakton menjëherë datën e kryerjes së votimit të tretë, i cili zhvillohet jo më vonë se 7 ditë nga kryerja e votimit të dytë. Në rast se edhe në votimin e tretë nuk arrihet shumica prej tre të pestave, KDRTSH cakton menjëherë datën e kryerjes së votimit të katërt, i cili zhvillohet jo më vonë se 7 ditë nga kryerja e votimit të tretë. Në votimin e katërt dhe të pestë KDRTSH vendos për emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm me më shumë se gjysmën e votave të të gjithë anëtarëve të tij. Votimi i pestë kryhet në rastin kur në votimin e katërt asnjë kandidat nuk ka siguruar shumicën e kërkuar të votave dhe zhvillohet jo më vonë se 7 ditë nga kryerja e votimit të katërt. Votimi i pestë zhvillohet vetëm midis dy kandidatëve që kanë marrë më shumë vota në votimin e katërt. Në rast se ka më shumë se dy kandidatë me të njëjtin numër votash, kandidati që merr pjesë në votim caktohet me short. Në rast se edhe pas votimit të pestë asnjë kandidat nuk siguron shumicën e kërkuar, KDRTSH shpërndahet”.

Ligji detyron KDRTSH që brenda 10 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të miratojë ndryshimet në statut në përputhje me këtë ligj.


  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv