Ndryshimi i klimës,raporti në
kundërshtim me pohimet e Trump

Ndryshimi i klimës,raporti në<br />kundërshtim me pohimet e Trump<br>
Shtëpia e Bardhë ka kërkuar të minimizojë një raport të madh për ndryshimet klimatike, i cili u përpilua nga 13 agjenci federale amerikane. Studimi është në kundërshtim me pohimet e Presidentit Donald Trump dhe disa anëtarëve të administratës së tij.

Ajo thotë se është "jashtëzakonisht e mundshme" që aktiviteti njerëzor të jetë "shkaku dominues" i ngrohjes globale. Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se: “Edhe pse administrata i mbështet me forcë analizat shkencore dhe debatin, duhet të mbajmë parasysh se klima është gjithmonë në ndryshim”.

Zëvendës sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë Raj Shah tha se nuk ishte e sigurt se sa e ndjeshme ishte klima e Tokës për emetimet e gazrave serrë.

Ndërsa sipas Trump , koncepti i ngrohjes globale është krijuar nga kinezët për ta bërë më pak konkurruese industrinë përpunuese të Shteteve të Bashkuara, e në fillim të vitit njoftoi tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja e Parisit mbi klimën.

Duke kaluar në gati 500 faqe, raporti arrin në përfundimin se periudha aktuale është "tani më e ngrohta në historinë e qytetërimit modern".

Raporti i posaçëm shkencor mbi ndryshimet klimatike u hartua nga shkencëtarë të qeverisë amerikane. Parashikimet e tyre nuk përjashtojnë mundësinë që deri në fund të shekullit, niveli global i ujit të deteve dhe oqeaneve të rritet deri në 2.4 metra, rreziku i thatësirave dhe përmbytjeve të rritet ndjeshëm, e të shtohen rastet e stuhive shkatërrimtare dhe zjarreve masive.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nëse jeni beqar, mos u mbyllni në shtëpi... horoskopi për ditën e sotme

Nëse jeni beqar, mos u mbyllni në shtëpi... horoskopi për ditën e sotme