Ndryshimi në qeveri, Rama-Meta 
takim në kryesinë e Kuvendit

Ndryshimi në qeveri, Rama-Meta <br />takim në kryesinë e Kuvendit
TIRANE - Edhe këtë të mërkurë siç e kanë kthyer në një traditë tashmë, kryeministri Edi Rama dhe aleati i tij në qeverisje, kreu i LSI-së Ilir Meta janë takuar këtë mëngjes në kryesinë e Kuvendit.

Por ndryshe nga bisedat e tjera kokë më kokë mes tyre, ky takim vjen në një situatë tjetër politike, pas ndryshimit që ndodhi në kabinetin qeveritar me dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë Nasip Naço dhe emërimin në këtë detyrë të nënkryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim Ylli Manjani. 

Kjo lëvizje e dy ditëve më parë solli takime intensive që në momentin e parë që Naço hoqi dorë nga drejtimi i Ministrisë.

Por edhe gjatë ditës së djeshme në zyrën e Metës në Kryesi shkuan ministri i propozuar Ylli Manjani, ai i Transporteve Edmond Haxhinasto dhe i dorëhequri Naço. Ndërsa nga ana tjetër në kryeministri shefi i mazhorancës Rama takoi ministrin e Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, atë të Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni si dhe Manjanin.

rama
(Kryeministri Rama duke dalë nga Kryesia e Kuvendit pas takimit me Metën) Foto të tjera

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal