Dr Gregg Homer, në Kaliforni tha se teknologjia “Luminieyes” përdor një lazer me një frekuencë specifike, për të kthyer sytë ngjyrë kafe në blu.
Energjia e lazerit eliminon pigmentin kaf, domethënë melaninën, nga shtresat sipërfaqësore të Iridës, ngjyra blu shfaqet pas dy javësh.
Zbulimi mund të jetë një alternativë e mirë për ata që përdorin lentet e kontaktit për të pasur një ngjyrë më të bukur.
Procedura e zhvilluar nga Dr Homer, të cilit iu deshën 10 vite për ta përmirësuar, është e përhershme dhe nuk mund të ndryshohet.
Procedura po testohet mbi njerëzit dhe sipas Dr Homer, brenda 18 muajsh do të kryen operacione jashtë SHBA.