Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se ndeshja Skënderbeu - Dinamo (raundi i dytë i Superligës) do të luhet të hënën në orën 21:00 në stadiumin e Elbasanit. Në dakordësi me të dyja klubet, në këtë ndeshje Dinamo do të jetë vendase dhe në sfidën e fazës së dytë ndeshja Dinamo - Skënderbeu do të luhet në Korçë.

Më herët dueli Skënderbeu - Dinamo ishte vendosur të luhej më 31 gusht në orën 18:30 në stadiumin e Korçës, por për shkak të kushteve jo të duhura të fushës në stadiumin 'Skënderbeu' dueli u zhvendos.

"Komisioni i Ligave dhe Garave në FSHF, në dakordësi me të dy klubet, ka miratuar ndryshimin e programit për ndeshjen Skënderbeu - Dinamo City. Sfida do të zhvillohet më 31 gusht, në orën 21:00, në stadiumin “Elbasan Arena”, ndërsa ishte planifikuar të luhej në orën 18:30 në stadiumin “Skënderbeu”. Në fazën e dytë të kampionatit, përballja Dinamo City - Skënderbeu do të zhvillohet në Korçë, në stadiumin 'Skënderbeu'", bën me dije FSHF në njoftim.

Superliga, raundi i dytë:

E shtunë, 29 gusht 2026 - 18:30

AF Elbasani - Vllaznia

Partizani - Laçi

E diel, 30 gusht 2026 - 21:00

Teuta - KF Tirana

E hënë, 31 gusht 2026

16:00 Vora - Egnatia

21:00 Skënderbeu - Dinamo

Renditja: