TIRANE- Në mbledhjen e djeshme Këshilli i ministrave ka miratuar formulën që do të përdoret për privatizimin e objekteve shtetërore që përdoren nga familjet për qëllime banimi. Bëhet fjalë për objekte shtetërore ku janë sistemuar familje të cilave u është njohur e drejta e banimit në to nga ana e organeve kompetente.
“Këshilli i Ministrave vendosi përcaktimin e procedurave që duhen ndjekur për privatizimin e banesave dhe objekteve të kthyera në fond banese me vendime të organeve të qeverisjes vendore, në pronësi të njësive të qeverisjes vendore dhe të shtetit, për banorët, “subjekti”, që janë sistemuar me strehim, në bazë të autorizimeve përkatëse, të lëshuara nga organet kompetente”, thekson vendimi i Qeverisë.
/Shqiptarja.com