TIRANE- Tatimi mbi çdo ambient të dhënë me qira do të llogaritet përmes një formule që do të bazohet te natyra e objektit, vendndodhja e tij dhe çmimeve referencë të përcaktuar nga Qeveria. Formula e re e Këshillit të Ministrave përcakton si çmim referencë vlerën minimale të qirasë mujore për 1m2 sipërfaqe të apartamenteve të banimit në qytetin ku ndodhet objekti, e cila në çdo rast do të jetë jo më e vogël se 0.3 për qind të çmimit të shitjes së saj.

“Për 1 metër katror sipërfaqe për dyqan mallrash apo shërbimesh, vlera minimale e qirasë mujore është 2 herë më e lartë se vlera minimale e qirasë mujore për 1 metër katror sipërfaqe të apartamenteve të banimit, sipas zonave të Tiranës”, përcakton vendimi i këshillit të Ministrave.