Ndryshon kursi politik, tani
Taulant Balla fiton gjyqet
Deputeti i PS u padit për shpifje nga 11 pronarë nga Tirana. Tre muaj më parë u gjobit 10 milionë lekë.
TIRANE- Gjykata e Tiranës, ka ndryshuar kursin për deputetin Socialist Taulant Balla, ku pas disa dënimesh të një pas njëshme, deputeti i PS ka arritur të marrë dje një vendim pafajësie. Bëhet fjalë për padinë civile të ngritur nga 11 pronarët e sipërfaqes tokësore të ish-kompleksit sportive “Partizani”, të cilët kishin depozituar rreth një vit më parë Taulant Ballën, duke e akuzuar këtë të fundit se me deklaratat e tij publike i kishte shkaktuar një dëm jo pasuror. Balla rreth një vit më parë ka akuzuar ish-ministrin e Mbrojtjes Arben Imami, se kishte privatizuar truallin e kompleksit “Partizani” tek miqtë e dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezi. Pas këtyre, deklaratave 11 pronarët e truallit kanë reaguar duke hedhur në gjyq, deputetin Balla, nga ku kërkon prej tij dëmshpërblimin në shumën financiare prej 100 milion lekë të vjetra. Mirëpo ndryshe si në herët e tjera, dhe për rastin konkret ku Balla është shpallur fajtor me 10 milion lekë të vjetra, pasi padinë e kishte kryer Jamarbër Malltezi, këtë herë gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm deputetin Socialist.
Argumenti i gjykatësNë vendimin e tij, gjyqtari Ilir Çeliku ka argumentuar rrëzimin e padisë së 11 pronarëve të truallit me faktin se në deklaratat e tij publike, deputeti Taulant Balla nuk i ka përmenduar asnjëherë emrin personave që kanë depozituar padinë në gjykatë. Sipas vendimit, në kushtet kur nuk ka asnjë emër nga paditësit të përmendur, nuk kemi të bëjmë me prishje të imazhit dhe shkaktimit të ndonjë dëmi konkret, pasi personi i paditur që në këtë rast është deputeti i parlamentit Shqiptar Taulant Balla, nuk ka përmendur asnjë prej emrave të pronarëve. Më tej në vendimin e gjykatës, tregohet se në fjalën e tij ka përmendur vetëm emrin e shtetasit Jamarbër Malltezi dhe atë t ëish-minsitrit të Mbrojtes Arben Imami, por që në asnjë rresht të deklaratës së tij, Balla nuk ka përmendur paditësit Fatmir Bektashi, Fiqerete Vaqarri, Genci Bektashi, Gezim Begeja, Hamide Saliaga, Igli Vaqarri, Liljana Arapi, Luan Arapi, Luan Saliaga, Nervit Hoxha dhe Xhimi Begeja.
Deklarata e Ballës“Dje i treguam publikut një pronë prej 33000 metra katror të marrë nga shteti dhe dhënë privatit. Atje ishte kompleksi sportiv “Partizani” e gjithë kjo pronë është shitur nga Ministria e Mbrojtjes, ndërtesat janë shitur me një vlerë qesharake, 100 milion lekë të vjetra, por nxitoi të mbulojë se trualli u është kthyer ish-pronarëve. I kërkuam se na thotë se kush janë ish-pronarët nuk morëm asnjë përgjigje. Dhe kush është përfaqësuesi i ish-pronarëve të kompleksit “Partizani”? Arbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës, burri i Argita Berishës dhe kunati i Shkëlzen Berishës,”- ka deklaruar Balla teksa ka bërë publike për mediat kontratën e privatizimit. Më tej ai ka deklaruar se firmosja e këtij kompleksi për privatizim është bërë me presion brenda forcave të ushtrisë, dhe është bërë e mundur pas ardhjes në krye të Ministrisë së Mbrojtjes të Arben Imamit.
Shkrimi u publikua sot (14.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.2%
-
Jo
32%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 641
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trump kërcënon BE me tarifa: Sillen keq me ekonominë tonë, s’na i blejnë as makinat e as ushqimet! Eurokomisioneri: Nëse duhet do përgjigjemi
22 Janar, 16:28
-
PD: Peleshi zyrë patronazhimi pranë konsullatës në Selanik, e ‘maskon’ si të KQZ
22 Janar, 16:26
-
Situata epidemiologjike në vend, Koçiu mbledh strukturat e Shëndetësisë: Parandalimi vetëm me një veprim të thjeshtë, vaksinohuni! Ja 4 masat e marra
22 Janar, 16:23
-
E ardhmja e platformës TikTok në SHBA në duart e Presidentit Donald Trump
22 Janar, 16:18
-
Zyrtare/ Shkarkuan Edi Martinin, Teuta zgjedh trajnerin e ri
22 Janar, 16:17
-
Izraeli bastis Bregun Perëndimor, 10 të vdekur
22 Janar, 16:16
-
Zgjedhjet/ Materializohet marrëveshja Rama-Berisha, KQZ miraton aktin për listat! Për çdo parti, 46 deputetët e parë të fiksuar
22 Janar, 16:11
-
Drejtuesit e AF Elbasanit takim në zyrat e FC Bologna: Bashkëpunim edhe për ekipin e parë
22 Janar, 16:09
-
Itali/ Ndjekje si në filma, ‘skifterët’ shqiptarë përplasin makinën e karabinierëve, plagosen 3 efektivët! Arrestohen 3 nga të dyshuarit, njëri arratiset
22 Janar, 15:55
-
'Trump, sfidë për Europën', Macron dhe Scholz sinjalizojnë unitet përballë kërcënimit me tarifa të larta: Nuk shmangemi
22 Janar, 15:54
-
Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj zyrtarisht të divorcuar! Zbardhet vendimi i gjykatës: Aktori duhet t’i paguajë çdo muaj 1mijë euro këngëtares për fëmijët
22 Janar, 15:53
-
Forumi ekonomik, Kurti lajmëron nga Davosi marrëveshjen me Norvegjinë
22 Janar, 15:46