Qeveria ka dërguar në Kuvend për shqyrtim e miratim një ndryshim në ligjin “Për transformimin e ndërmarrjeve shtetërore në shoqëri tregtare”. Qëllimi i hartimit të këtij projektligji është sigurimi i pavarësisë së operatorëve që realizojnë veprimtarinë në sektorin e energjisë elektrike. Një prej masave që siguron pavarësinë e këtyre operatorëve është ndarja (unbundling) nga pikëpamja ligjore dhe funksionale e veprimtarive të prodhimit, transmetimit, shpërndarjes dhe furnizimit të energjisë elektrike.