Ndryshon sërish shkolla 9-vjeçare
Ministria: Fillorja bëhet 6 vjet

Ndryshon sërish shkolla 9-vjeçare<br />Ministria: Fillorja bëhet 6 vjet
Vetëm pak kohë pas ndryshimit nga 8- vjeçare në 9-vjeçare, arsimi bazë do I nënshtrohet sërish një tjetër ndryshimi. Këtë herë bëhet fjalë për një ndarje të re brenda këtij cikli, por që do të shkojë në favor të arsimit bazë. Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka nisur punën për këtë structure të re, e cila do të fillojë të zbatohet për vitin shkollor 2013-2014. Sipas draftit të ri të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës struktura e arsimit 9-vjeçar nuk do të jetë më 5+4 (5 vite fillorja dhe 4 vite arsimi bazë), por do të bëhet 6+3, pra do t'i shtohet një vit fillores dhe do t'i ulet një vit arsimit bazë. Ekspertët e Ministrisë së Arsimi të cilët po merren me projektligjin, i cili do të ndryshojë sërish arsimin bazë shpjegojnë edhe arsyet e kësaj nisme të re. "Arsyeja e parë është se në rreth 2/3 e vendeve të OECD arsimi bazë funksionon sipas structures 6+3. Arsyeja e dytë ka të bëjë me veçoritë e zhvillimit mendor të fëmijëve. Studiuesit dallojnë dy faza të zhvillimit mendor të fëmijëve: deri në moshën 12 vjeç dhe pas saj. Gjatë periudhës 6-12 vjeç mbizotëron kryesisht dhe përgjithësisht të menduarit konkret kurse më pas ai abstrakt. Ky dallim përcakton edhe përmbajtjen e lëndëve, si dhe metodat e mësimdhënies- mësimnxënies në secilën prej dy fazave. Me strukturën aktuale, ku cikli fillor zgjat pesë vjet, nisin më herët nga sa duhet dozat e të menduarit abstrakt nga sa nxënësit në përgjithësi munden. Duke e shtrirë arsimin fillor edhe në një vit synohet një ulje e ngarkesës për nxënësit duke e bërë atë të përballueshme për të gjithë fëmijët dhe sidomos më tërheqëse e më të dobishme. Kalimi nga sistemi 5+4 në 6+3 mundëson standarde të arritjeve të nxënësve të krahasueshme me shumicën esistemeve të tjera arsimore europiane", - shpjegon Marita Hamza, përgjegjëse e sektorit të Kurrikulës, pranë Institutit të Zhvillimit të Arsimit
 TEKSTET
Ndryshimi i strukturës së arsimit të detyrueshëm, do të shoqërohet edhe me ndryshimin e kurrikulës së arsimit 9-vjeçar. Edhe për këtë Ministria e Arsimit ka nisur punën dhe ka ngritur tashmë edhe grupet e ekspertëve, të cilët do të merern me lëndët shoqërore, lëndët ekzakte dhe gjuhët e huaja. Sipas specialistëve të MASH-it, do të ketë ndoshta edhe një përafrim të kurrikulës të lëndëve që kanë ngjashmëri me njëra-tjetrën, duke ulur kështu ngarkesën mësimore. “Modeli i organizimit të kurrikulës do të parashtrojë një konceptim të ri organizimi, ndryshe nga i mëparshmi dhe që do të parashikojë: fushat e gjera kurrikulare; temat ndërkurrikulare si dhe lëndët me zgjedhje”, - shpjegon më tej ekspertja e arsimit Hamza. Sipas saj fushat e gjëra kurrikulare janë një pikë e mesme lidhjeje midis lëndëve të ndara dhe integrimit tërësor të kurrikulës. “Megjithëse kufijtë e lëndëve tradicionale do të ruhen, materiali ndërlëndor do të shtohet, dija nuk do të jetë më e copëzuar, por shumëdisiplinore dhe shumëpërmasore, mbingarkesa e të mësuarit do të tentojë normalizimin”, - shpjegon ajo. Ndërkohë do të futet edhe koncepti i lëndëve me zgjedhje ashtu siç po ndodh edhe në shkollat e mesme.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

FBI-ja zotohet se do të lëvizë çdo gur në rastin e sulmit ndaj Trumpit

FBI-ja zotohet se do të lëvizë çdo gur në rastin e sulmit ndaj Trumpit