TIRANE- Qeveria ka miratuar dje një projektligj i cili bën disa ndryshime në ligjin “Për Nëpunësin Civil”. Projektligji përbëhet nga 16 nene që do të thotë se në draftin e miratuar në seancën e jashtëzakonshme plenare të 30 majt të vitit 2013 do të pësojë një ndyshim në 16 vende. Disa nga ndryshimet e bëra nga qeveria janë teknike pasi me krijimin e kabinetit të ri qeveritar, administrata publike ka kaluar në varësi të Ministres Milena Harito, ndërsa më parë ishte nën kompetencën e Ministrisë së Brendshme.
Por krahas kësaj, ndryshimet më pikante që janë bërë në draft është ai për shkarkimin e punonjësve të administratës civile të cilat janë pajisur me statusin e “Shërbimit Civil” si edhe me afatin e hyrjes në fuqi të ligjit.
Shkarkimet
Sipas projektligjit të qeverisë përcaktohet se me ndryshimet e bëra, punonjësit e administratës publike mund të shkarkohen nga puna edhe nga ristrukturimi i insitucioneve dhe për këtë, qeveria duhet të paguajë një dëmshpërblim që varion nga një pagë mujore deri në tri paga, por kjo në varësi të vjetërsisë së punës.
Konkretisht në nenin 8 të projekligjit të qeverisë përcaktohet edhe ndryshimi për lirimin nga detyra të nëpunësve civil ku thuhet: “Në nenin 50 bëhen ndryshimi dhe shtesat e mëposhtme:
1. Pika 6 ndryshohet, si më poshtë vijon: “6. Njësia përgjegjëse, 1 (një) muaj përpara, njofton nëpunësin civil për fillimin e procedurës së mbylljes të institucionit. Në këtë rast, nëse nuk ka mundësi transferimi sipas pikës 2, të këtij neni, nëpunësi lirohet nga shërbimi civil duke i dhënë si dëmshpërblim pagën e 1 (një) muaji nëpunësve civilë, që kanë deri në 1 (një) vit eksperiencë pune si nëpunës civilë, pagën e 2 (dy) muajve nëpunësve civilë, që kanë nga një deri në 5 (pesë) vjet eksperiencë pune si nëpunës civilë, dhe pagën e 3 (tre) muajve nëpunësve civilë, që kanë më shumë se 5 (pesë) vjet eksperiencë pune si nëpunës civilë”.
Kësisoj sipas kësaj, të gjithë personat që kanë mbetur pa punë ose janë kaluar në listë pritje për shkak të ristrukturimit të insitucioneve shtetërore do të marrin një dëmshpërblim prej një deri në tri paga mujore. Krahas kësaj, po në projekligj është bërë një ndryshim tek rubrika e sanksioneve në draftin e miratuar rreth një vit më parë me shumicë të cilësuar votash. Sipas këtij ndryshimi, punonjësit e shërbimit civil largohen nga puna edhe në rastet e ristrukturimit të insitucionit.
Emërimet
Krahas shkarkimeve nga puna, qeveria ka marrë vendimin edhe për emërimin e personave të rinj në administratën publike. Në këtë pikë është bërë një ndryshim ku thuhet se administrata publike mund të punësojë personel me ligjin e vjetër, atë të miratuar në vitin 1999 deri në ditën kur do të hyj në fuqi drafti së bashku me ndryshimet edhe në këtë pikë, qeveria ka miratuar një amendamet tjetër ku thuhet se ligji “Për nëpunësim” do të shtrijë efektet e tij në datën 1 prill të viti 2014, pra në të njëjtën ditë që ishte përcaktuar edhe në aktin normativ që u rrëzua nga qeveria.
Në ligjin aktual thuhet: “1. Asnjë procedurë e re e plotësimit të një vendi të lirë, sipas ligjit nr. 8549 datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, në fushën e veprimit të këtij ligji, nuk fillon 3 muaj përpara datës së shtrirjes së efekteve të këtij ligji”, ndërsa në projekligjin e qeverisë përcaktohet: “Ligji i zbatueshëm deri në datën e fillimit të efekteve të këtij ligji, zbatohet ligji nr.8549, datë 11.11.1999, “Statusi i nëpunësit civil”.
Shkrimi u publikua sot (14.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com