Sot me 1 korrik hyn në fuqi ora e re policore. Qytetarët do të kenë mundësi që të lëvizin deri në orën 24:00 dhe po deri në të njëjtën orë do të lejohen edhe aktivitetet e bareve e restoranteve. I njëjtë do të mbesë orari për muzikën, që do të vazhdojë deri në 10:00 të mbrëmjes.
Prej datës 1 korrik do të lejohen kampionatet sportive me prezence të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30% si dhe do të lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri ne 30% të spektatoreve apo pjesëmarrësve.
Nga ana tjetër ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu thotë se qytetarët duhet të tregohen vigjilentë ndaj variantit të ri të virusit COVID, Delta, pasi është identifikuar tashmë në vendet pranë nesh.

Masat që ndryshojnë:
Ora policore shtyhet ne orën 24.00 -06:00.
Orari për muzikën nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.
Lejohen kampionatet sportive me prezence të tifozeve me kapacitete të reduktuara deri në 30% sipas protokollit të IShP.
Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet te reduktuar deri ne 30% të spektatoreve apo pjesëmarrësve, sipas protokolleve të IShP.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një shënim në mediat sociale thotë se nga sot hyjnë në fuqi masat e reja anticovid, për t'i dhënë më shumë frymëmarrje jetës social-kulturore dhe turizmit në vend.
Duke iu referuar variantit Delta, Manastirliu thekson se 'mbetet ende alerti nga varianti Delta, i cili është identifikuar edhe në vendet pranë nesh, ndaj nuk duhet të ulim vigjilencën dhe duhet të ecim me shpejtësi me vaksinimin anticovid, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve'.
'Nga sot në fuqi plani i lehtësimit të mëtejshëm të masave anticovid, për t'i dhënë më shumë frymëmarrje jetës social-kulturore dhe turizmit në vend. Por mbetet ende alerti nga varianti Delta, i cili është identifikuar edhe në vendet pranë nesh, ndaj nuk duhet të ulim vigjilencën dhe duhet të ecim me shpejtësi me vaksinimin anticovid, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve. #ShqipëriaBuzëqesh.'- shkruan Manastirliu.
Komente

