Ndryshon skema e pensioneve
në fshat,Ahmetaj:Ligj i ri

Ndryshon skema e pensioneve<br />në fshat,Ahmetaj:Ligj i ri<br>
Qeveria do të ndryshojë skemën e pensioneve në fshat. Në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, ka pranuar se skema e pensioneve në fshat nuk ka funksjonuar, çka do të sjellë propozime për një paketë të re ligjore.

Skema e pensioneve për fshatin nuk ka funksjonuar për shkak të rritjes së kontributeve për efekt të llogaritjes së pensioneve. Pikërisht rritja e kontributeve ka bërë që fermerët të mos i paguajnë, duke mos u siguruar. Kontributi për të përfituar pension në fshat është 62 mijë lekë në vit. Fermerët paguajnë nga 29 deri në 38 mijë lekë në vit sigurime shoqërore, ndërsa gjysmën tjetër e subvencionon qeveria. Por edhe me këtë subvencion një pjesë e madhe e femerëve nuk po sigurohen. 

“Pjesa e reformës së pensioneve që i adresohet fshatit nuk po funksionon”, u shpreh kreu i Komisionit të Ekonomisë Erjon Brace. “Për të qënë shumë transparent me komisionin unë kam nevojë për dy muaj kohë për të avancuar ndryshimet ligjore”, iu përgjigj Arben Ahmetaj.

Në këtë mënyrë qeveria pranon se skema e pensioneve në fshat, nuk ka funksjonuar, që do të sjellë një rikonceptim të saj, ku nuk përjashtohet edhe një ndryshim i formulës së llogaritjes së pensionit. Vet fermerët i kanë quajtur të larta sigurimet shoqërore që dihet të paguajnë, pasi janë rritur pas hyrjes në fuqi të skemës së re.

Pensionet në fshat
Për të llogaritur një pension minimal prej 14 600 lekë në fshat, qeveria rriti pagesën e kontributeve me skemën e re të pensioneve, që hyri në fuqi në 1 janar 2015. Sot pensioni në fshat llogaritet 1% e pagesës së kontributeve për çdo vit, plus pensionin social prej 6750 lekësh. Me ndryshimet e reja, qeveria pritet të propozojë një formulë të re, në mënyrë që të ulë pagesën e sigurimeve shoqërore në fshat, që fermerët të rifillojnë të paguajnë.

Rënia
Në vitin 2016, ecuria në skemën e pensioneve u karakterizua nga një seri zhvillimesh, por bëri shumë përshtypje fakti se konstatohet një tkurrje me 40% e kontribuuesve të fshatit. Referuar raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për buxhetin faktik 2016, rezulton që vitin e kaluar, kontribuues nga fshati ishin 53.168 vetë, duke shënuar rënie në raport me 2015-ën. “Rezultati financiar i degës së pensionit të fshatit mbetet problematik për shkak të numrit të vogël të të siguruarve në bujqësi dhe nivelit të ulët të pagës minimale. Kështu, deficiti i financiar i degës së pensioneve të fshatit ka rezultuar 11.6 miliardë lekë, nga 10.7 miliardë lekë që ishte në 2015, ose 8.2% më shumë se një vit të parë”, thuhet në raportin e KLSH.
Kjo situatë ka përkeqësuar edhe raportin e mbulimit ku të ardhurat nga dega e pensionit të fshatit mbulojnë vetëm 22% të shpenzimeve të kësaj dege, në krahasim me 28% një vit më parë.

Amendimet
Ministri i Financave tha në Komision edhe se aktualisht po diskutohen dy variante për të ndrushuar skemën e pensioneve. “Një nga mënyrat është që, pagën minimale, e cila është baza e kontributit, përderisa në fshat nuk ka atë dëshirë për të paguar, ta ulim, ta bëjmë pak më shumë se gjysma e pagës minimale, në mënyrë që në fshat të jetë më e ulët baza, që përdoret si referencë për kalkulimin e kontributeve”, deklaroi ai.

Kjo do të ishte një zgjidhje për të rritur të ardhurat nga kontributet, por ajo do të ulte nivelin e pensionit që do të përfitonte fermeri në moshën e caktuar me ligj. Varjanti i dytë ka të bëjë me një përpjekje në fushën morale. “Unë besoj që lajmërimi i çdo pensionisti në fshat, ku t’i thuhet se, po nuk pagove pensionin, kur të mbushësh moshën do të marrësh kaq”, tha më tej Ahmetaj.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS