Ndryshon skema e rimbursimit të fermerëve për qumështin, Kote: Problemi zgjidhet nga një aplikim online, nuk kërkohen dokumente shtesë (VIDEO)

Skema e rimbursimit të fermerëve për qumështin tashmë ka ndryshuar.

Pas protestave të fermerëve për rimbursimin 10 lekë për litër qumështi, Ministria e Bujqësisë ka vendosur që skemën kombëtare të mbështetjes ta orientojë drejt blegtorisë, duke aplikuar rimbursimin për krerë.

Zëvendësministri i Bujqësisë Dhimitër Kote shprehet për Report TV se skema e mëparshme krijoi vonesa në likuidimin e fermerëve.

Po ashtu, Kote bën të ditur se është ulur fasha e totalit të rimbursimit që mund të përfitojnë fermerët për bagëtitë, në mënyrë që të rritet numri i përfituesve.

“Përfituan rreth 1700-2000 fermerë nga kjo skemë, por problemi që ne kokluduam ishte se kishte zvarritje, vonesa, fatura të dorëzuara me vonesë tek AZHBR-ja dhe u vendos që ky investim të bëhet tek lopa me një vlerë 100 mijë lekë të vjetra dhe ato lekë që merrte nga qumështi i merr tani direkt nga lopa dhe e ka të zgjidhur problemin, nëpërmjet një aplikimi online që bën nuk i kërkohen dokumente shtesë”, tha Kote.

1581531960_qumshti.jpg

Zv. ministri Dhimitër Kote

Këtë vit çdo krerë dele dhe dhi do financohet 1.200 lekë por jo më shumë se 360 mijë lekë për fermer dhe për lopët subvencioni do të jetë 10 mijë lekë, por jo më shumë se 500 mijë lekë për subjekt.

Ministria e Bujqësisë ka ulur fashën e totalit të rimbursimit që mund të përfitojnë fermerët.

“Nëse e kishim 7 milionë të vjetra vjet për gjedhin e kemi ulur në 5 milionë dhe në 3.6 milionë për delet dhe dhitë, në mënyrë që të rritet numri i përfituesve”, shtoi zëvendësministri i Bujqësisë.

Kote thekson se skema mbështet blegtorinë, pasi vendi më shumë importon, se sa eksporton dhe nuk përfiton nga IPARD-i.

“Është parë që të mbështetet në këtë skemë problemi i blegtorisë si më delikat, ku ka më pak impakt heqja TVSH-së për imputet bujqësore dhe e dyta nuk përfshihet në skemat e IPARD-it. Në Sektorin e blegtorisë ka më shumë raporte importi sesa eksporti, që  do të thotë se ne duhet të përqendrohemi tek ky sektor”, u shpreh Dhimitër Kote.

Ndërkohë këtë vit pritet të ngrihet regjistri i fermerëve për të formalizuar tregun, pasi sipas zëvendësministrit vetëm 50 mijë fermerë janë të regjistruar, ndërkohë 300 mijë të tjetër mbete të paregjistruar.

1581531997_qummeshti.jpg

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja