Pas më shumë se tre orë sa ka zgjatur seanca e cila ishte e mbyllur për publikun, këshilltarët e Kuvendit Komunal të Veriut të Mitrovicës kanë miratuar mbrëmë ndryshimet për statutin e komunës.
Zëvendës kryesuesi i këtij Kuvendi, Emir Azemi, ka thënë për Kosovapress se pro këtyre ndryshimeve dhe plotësimeve të statutit kanë votuar të gjithë të pranishmit, përkatësisht 16 këshilltarë, dhe në këtë mënyrë është shmangur mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve të reja në këtë komunë.
Seancat janë mbajtur edhe në komunat Zubin Potok, Zveqan dhe Leposaviq, ku janë shqyrtuar ndryshimet rreth statuteve të këtyre komunave.
Ndryshimi i statuteve të komunave veriore të vendit ka ardhur pas kërkesës së Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, për harmonizimin e statuteve sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale të Kosovës.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com