TIRANE- Reforma administrativo territoriale do sjellë për pasojë ndryshime në shumë prej taksave vendore, mes të cilave bie në sy ajo e pasurisë. Në Strategjinë Ndërsektoriale për Decentralzimin dhe Qeverisjen Vendore 2015-2020 Këshilli i Ministrave ka paralajmëruar gjithashtu ndryshime në llogaritjen dhe tarifimin e taksës mbi tokën urbane, si dhe taksën e ndikimit në infrastrukturë.

Ndërsa lidhur mbi taksën mbi pronat, Qeveria thekson se do të ndryshohen si formula e llogaritjes, ashtu dhe komponentët e tjerë të saj, madje është parashikuar edhe krijimi i një katasdre të posaçme për të.  “Taksa e pasurisë do t’i nënshtrohet një reformimi rrënjësor duke ndryshuar parimin kryesor të kësaj takse nga një taksë mbi bazë sipërfaqen, në një taksë mbi bazë vlerën e pasurisë së paluajtshme.