Ndryshon zgjedhja e prokurorit
i hiqen kompetencat Presidentit
PDF/Projektligji për Prokurorinë

Ndryshon zgjedhja e prokurorit<br />i hiqen kompetencat Presidentit<br />PDF/Projektligji për Prokurorinë
Me miratimin e Reformës në Drejtësi do të ndryshojë edhe formula e zgjedhjes së Kryeprokurorit. Me projektligjin e ri që është diskutuar në Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi, kandidatët për Kryeprokuror do të përzgjidhen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ndërsa më pas do të dërgohen në Kuvend, ku emri i ri duhet të marrë 84 vota. Mandati i Kryeprokurori të ri do të jetë 7 vite dhe pa të drejtë rizgjedhje. Ndërsa i hiqet kompetenca Presidentit për emërimin e prokurorëve. 

Pas perfundimit te mbledhjes, anetari i komisionit të reformës, Ulsi Manja deklaroi se “Risia është se prokuroria nuk do jetë më organ i centralizuar por i pavarur që garanton mbarëvajtjen e punë dhe respektonn pavarësinë e prokurorëve. Po ashtu, qëndrueshmërinë e institucionit për të nxjerrë udhëzime me karakter të përgjithsëm për prokurorinë tashmë prokurori i çështjes është i pavarur në hetimet paraprake që e sposton barrën e përgjegjësisë për hetimin tek prokurori i çështjes. Ky projektligj ka parashikuar kushtet e kriteret specifike të detajuar lidhur me zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm por formula është kushtetuese. Atë e zgjedh kuvendi me propozim të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, me mandat 7-vjeçar dhe jo rikandidim’ tha ai.

Manja ka thënë se Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi ka punuar për një kohë të gjatë lidhur me këtë projektligj dhe tashmë të gjithë ekspertët apo prokurorët do të kenë në mailet e tyre edhe draftin, në mënyrë që të japin vlerësimet dhe opinionet e tyre.
 
Është punuar me kujdes për një kohë të gjatë, reflekton ndryshimet që janë bërë edhe draftamendamentit kushtetues. Është marrë për një kohë të gjatë edhe mendimi i prokurorëve dhe i njerëzve të drejtësisë. Edhe në këtë fazë që jemi prokurorët e gjithë njerëzit e drejtësisë e kanë në mailin e tyre draftin. Do jetë faza e diskutimit nen për nen, prokurorët e të interesuarit janë të lutur që të bëhen pjesë me komentet e sugjerimet e tyre" tha Ulsi Manja.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nostalgjia e kujtimeve shqiptare vjen me Amarcord, emisioni më i ri në Report Tv

Nostalgjia e kujtimeve shqiptare vjen me Amarcord, emisioni më i ri në Report Tv